Në një bashkëbisedim të gjatë me gazetarët, Lulzim Basha ka shpalosur një linjë të fortë kundër qeverisë dhe ka treguar vizionin e tij për të ardhmen e vendit. Ai ka përqendruar diskutimin në pastrimin e qeverisjes nga krimi, Reformën Zgjedhore reale dhe të zbatueshme dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi në përputhje me ndryshimet Kushtetuese të 22 Korrikut 2017. Ai ka kërkuar si kusht minimal një qeveri ku kryeministri dhe ministri i brendshëm nuk janë të lidhur me krimin.
Basha paralajmëroi sot Ligj të amenduar Antimafia për investitorët e përfshirë në afera korruptive.
Në prani të gazetarëve lideri i opozitës shpalosi në transmetim live premtimin të tij për të ndëshkuar me sekuestro të gjitha bizneset të cilat përfshihen në afera korruptive. Ai ka përmendur në mënyrë eksplicite rastin Fusha, që lidhet me cështjen e teatrit si cështje që fakton rënien e shtetit ligjor që garanton qytetarët. Ai e cilësoi situatën si “ shtet ligjor në hemorragji totale sepse i kanë prërë të dyja duart dhe këmbët”.
Moshapja e negociatave është sipas Bashës një histori tjetër që vërteton sa i rëndë është problemi me krimin, korrupsionin dhe sa larg integrimit jemi në këto kushte. Prioriteti numër një për të është ndarja e qeverisë nga krimi. Pa shkatërruar binomin krim-politikë, është e pamundur të kemi zgjedhje të lira. /mendimi.al