Matilda Tërpollari: Gramoz Ruci fat i madh. Ka shkëlqyer si ‘sigurims’.

Koordinatorja e LIBRA, gazetarja e njohur Matilda Tërpollari, ka reaguar sot në Facebook për emrin e ri të propozuar si kryetar i parlamentit, z. Gramoz Ruci.

“Ishministri i Rendit te 91 shit Gramoz Ruci, qe ka shkelqyer si nje ‘sigurims’ i paepur ne vitet 80 do te jete kryetar Parlamenti. “Eshte investimi me i sigurt politik”, tha Rama dhe shtoi gjithashtu, se “Socialistet duhet te jene krenar per kete”.
Ky eshte nje fat i madh dhe per ne te tjeret, qe ne kohen e diktatures mbulonim dritaret me batanie, qe mos te na degjonte e te na fuste ne burg po i njejti. Gramoz Ruci.”

Matilda Tërpollari ishte kandidate për deputete në listën LIBRA në Tiranë në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here