Më shumë se 50% e punonjësve do japin dorëheqjen gjatë 2024

Në vitin 2022, gjatë kulmit të asaj që u quajt “dorëheqja e madhe“, 4.5 milionë punëtorë jepnin dorëheqjen nga puna çdo muaj në Shtetet e Bashkuara, duke shënuar rreth 3% të fuqisë punëtore.

Megjithëse disa analistë besonin se ky trend do të zhdukej me kalimin e kohës, hulumtimet e fundit nga Microsoft dhe LinkedIn sugjerojnë të kundërtën. Gjetjet e fundit tregojnë se edhe më shumë individë po mendojnë të lënë punën e tyre në vitin 2024.

Sipas studimit, gati gjysma (46%) e profesionistëve po mendojnë për të lënë punën në vitin e ardhshëm, duke tejkaluar shifrën prej 40% të regjistruar përpara dorëheqjes së madhe të vitit 2021. Studimi, i kryer midis shkurtit dhe marsit 2024, anketoi mbi 30,000 individë në 31 shtete.

Për më tepër, amerikanët po tregojnë besim të shtuar në perspektivat e tyre të kërkimit të punës, siç tregohet nga një studim i shkurtit 2024 nga ZipRecruiter, i cili përfshiu mbi 2,000 punëkërkues.

Kjo rritje e optimizmit mund t’i atribuohet, pjesërisht, qëndrueshmërisë së ekonomisë së SHBA, e cila arriti të shmangë recesionin e parashikuar fillimisht për vitin 2023. Pavarësisht shkurtimeve të dukshme të vendeve të punës në disa korporata të mëdha, shkalla e pushimeve nga puna mbetet më e ulët në krahasim me nivelet para pandemisë dhe rritja e vendeve të punës ka qenë e qëndrueshme që nga fillimi i vitit 2024.

Megjithatë, pakënaqësia me normat e vazhdueshme të larta të inflacionit dhe pakënaqësia me rolet aktuale janë gjithashtu faktorë kyç që i shtyjnë individët drejt mundësive të reja.

Ndikimi i inflacionit në buxhetet e familjeve po shtyn shumë punëtorë të kërkojnë pozicione pune më të paguara. Sipas Raportit të Work Watch të Monster 2024, 45% e atyre që planifikojnë të ndryshojnë vendin e punës këtë vit përmendin nevojën për të ardhura më të larta.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here