Mesazhi i Papa Françeskut në prag të Krishtlindjes: Shikoni përtej dritave dhe kujtoni të varfërit

Në meshën e madhe në pragun e Krishtlindjes, Papa sjell mesazhin e tij për njerëzimin dhe u bën thirrje të gjithëve të shikojnë përtej dritave dhe dekorimeve dhe të “kujtojnë ata në nevojë”.

Papa Françesku, duke çelur Krishtlindjet e nëntë të pontifikatit së tij, kremtoi një meshë solemne të vigjiljes në Bazilikën e Shën Pjetrit me pjesëmarrje rreth 2000 njerëz, një pjesëmarrje të kufizuar nga COVID-19 në rreth një të pestën e madhësisë së viteve para pandemisë.

“Vëllezër dhe motra, duke qëndruar përpara djepit, ne soditim atë që është qendrore, përtej të gjitha dritave dhe dekorimeve, të cilat janë të bukura. Ne soditim fëmijën,” tha ai në predikimin e meshës së bashkëfestuar me më shumë se 200 kardinalë, peshkopë dhe priftërinjtë. Të gjithë përveç tij mbanin maska.

Papa Françesku tha se foshnja Jezus e lindur në varfëri duhet t’u kujtojë njerëzve se t’u shërbesh të tjerëve është më e rëndësishme sesa të kërkosh status ose dukshmëri sociale ose të kalosh një jetë në kërkim të suksesit.

Ai gjithashtu përmendi se puna duhet të ketë dinjitet dhe u ankua që shumë njerëz vdesin në aksidente në vendin e punës në mbarë botën. “Në ditën e jetës, le të përsërisim: jo më vdekje në vendin e punës! Dhe le të angazhohemi për ta siguruar këtë,” tha ai.

Organizata Ndërkombëtare e Punës e Kombeve të Bashkuara (ILO) vlerëson se ka më shumë se një milion vdekje të lidhura me punën çdo vit. Të shtunën, Françesku do të japë bekimin dhe mesazhin e tij dy herë në vit “Urbi et Orbi” (qytetit dhe botës) nga ballkoni qendror i Bazilikës së Shën Pjetrit.

Burimi: Reuters

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here