Meteori mrekullon Norvegjinë duke ndriçuar qiellin e natës

Norvegjezët janë mahnitur të dielën nga një meteor që ndriçoi qiellin e natës në jug-lindje të vendit. Banorët që dëshmuan dukurinë u zgjuan me pamje “fantastike” të meteorit, i cili është diçka që shihet rrallë në Norvegji ose kudo në botë.

Një ekip ekspertësh po merren me kërkimet e meteorit, i cili besohet se ra në një pyll afër kryeqytetit, Oslo. Kërkimet fillestare sugjerojnë që guri hapësinor mund të ketë goditur tokën në një zonë të pyllëzuar të quajtur Finnemarka, rreth 60 km (40 milje) në perëndim të Oslos.

Një meteor është një shkëmb hapësinor që digjet pasi hyn në atmosferën e Tokës me shpejtësi të lartë. Tani kërkimi është për meteorit – pjesë të meteorit – në tokë.

Rrjeti Meteor Norvegjez thotë se topi i zjarrtë i së dielës ishte i dukshëm për të paktën pesë sekonda pasi u shfaq rreth orës 01:00 me orën lokale. Duke udhëtuar me rreth 16.3 km/s (gati 36,500 km/orë), meteori mund të shihej në pjesën më të madhe të Skandinavisë jugore, thonë ekspertët.

Nga analizat e bëra të meteorit sugjerohet se ai mund të ketë peshuar të paktën 10 kg kur ka mbërritur në tokë.

Astronomi norvegjez Vegard Rekaa tha për agjencinë e lajmeve Reuters se meteori kishte goditur ndoshta rripin e asteroideve të sistemit tonë diellor ndërsa po udhëtonte Marsit dheJupiterit. Goditje të tilla meteorësh janë të rralla, por njërashkaktoi dëme të mëdha dhe plagosi të paktën 1,600 njerëz kur u rrëzua në Malet Urale të Rusisë në 2013.

Burimi: Reuters

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here