Metoda e “punësimit të heshtur” të Google është e shkëlqyer për punëdhënësit, por e rrezikshme për punonjësit që “dorëhiqen në heshtje”

Një strategji pak e njohur, por jashtëzakonisht efektive, i dëmton punonjësit që nuk bëjnë më shumë.

Deri më tani, ju keni dëgjuar për “dorëheqjen e heshtur“, fenomenin e punonjësve që angazhohen për të mos bërë punën shtesë që kalon krejtësisht pa u vënë re. Dhe mund të keni dëgjuar edhe për “shkarkimin nga puna të heshtur“, ku punëdhënësit i trajtojnë keq punonjësit në mënyrë që ata të largohen.

Por “punësimi i heshtur” është diçka krejtësisht tjetër.

Punësimi i heshtur” është strategjia e rekrutimit e përdorur nga Google, e cila është pak e njohur, por jashtëzakonisht efektive – jo vetëm për ata punonjës që nuk janë të gatshëm të bëjnë punë shtesë.

Në thelb, “punësimi i heshtur” nënkupton përmirësimin e punonjësve të cilët tashmë po shkojnë më lart dhe përtej, ndoshta edhe duke marrë përgjegjësi shtesë që provojnë se ata kanë atë që duhet për të shkëlqyer në një rol të caktuar, sipas Inc.

Studimet tregojnë se njerëzit me arritje të larta mund të prodhojnë 400% më shumë se punonjësi mesatar, kështu që nga perspektiva e biznesit, prioritizimi i tyre që në fillim ka kuptim.

Punësimi i heshtur” i Google nuk kufizohet vetëm te punonjësit e brendshëm. Për Inc., komiteti i punësimit i Google, i cili përbëhet nga pesë ose gjashtë punonjës të Google, gjykon secilin kandidat në pesë “aspekte kyçe“, dy prej të cilave janë referenca të brendshme dhe dëshmitë e punonjësve. Ideja është që të reduktohet ndjeshëm rreziku i një punësimi të keq.

Pra, ç’të themi për të gjithë “të dorëhequrit në heshtje“? Do të jetë shumë më e vështirë për ta që të gjejnë një punë në Google ose në një kompani me vlera të ngjashme. Punonjësit që bëjnë vetëm atë që kërkohet prej tyre gjatë gjithë kohës mund të duken të kënaqur aty ku janë, duke u anashkaluar për atë promovim ose rritje në proces.

Por, në një farë kuptimi, “punësimi i heshtur” i kthen fuqinë punonjësve që duan të ecin përpara në karrierën e tyre dhe të fitojnë më shumë para (d.m.th., nëse ata punojnë në të vërtetë për një kompani që shpërblen performancën e tyre të shkëlqyer).

Burimi: Entrepreneur
Përktheu dhe përshtati: Mendimi.al
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here