- Grimcat plastike u gjetën në 17 nga 22 pjesëmarrësit e studimit
- Materialet që ndotin oqeanin, rrezikojnë të hyjnë në zinxhirin tonë ushqimor
Mikroplastika u zbulua në gjakun e njeriut për herë të parë, sipas një studimi që mund të tregojë potencialin e grimcave për të udhëtuar në organe.
Shkencëtarët zbuluan se 17 nga 22 njerëz të shëndetshëm nga të cilët morën mostrat kishin sasi të matshme të grimcave plastike në gjakun e tyre. Studiuesit thanë se nevojitet studim i mëtejshëm për të përcaktuar rreziqet shëndetësore të materialeve.
Mikroplastikat janë të kudondodhura në mjedis dhe mund të gjenden nga kafshët e detit tek uji i pijshëm, megjithëse Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se nuk ka informacion të mjaftueshëm për të nxjerrë përfundime të qëndrueshme se sa toksike janë për njerëzit dhe se nevojiten më shumë kërkime mbi temën.
“Mbi 300 milionë tonë plastikë prodhohen çdo vit dhe të paktën 14 milionë tonë përfundojnë në oqean ku mund të gëlltiten nga kafshët dhe rrezikojnë të hyjnë në zinxhirin ushqimor të njerëzve”, – Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës.
Disa materialeve mund t’i duhen shekuj për t’u asimiluar dhe shqetësimi në rritje i ndikimet të tyre ka nxitur ndalimin e qeseve plastike. Por prania e përhapur e produkteve sintetike në jetën moderne – nga shishet e ujit deri te kontenierët dhe veshjet – nënvizon sfidat e rregullimit dhe kufizimit të përdorimit të tyre.
Studimi, i financuar nga Organizata Kombëtare Holandeze për Kërkimin dhe Zhvillimin e Shëndetit dhe Detet e Përbashkëta, një grup që punon për të ulur ndotjen plastike, u botua në revistën Environment International. Studiuesit përshtatën teknikat ekzistuese për të zbuluar dhe analizuar grimcat që ishin deri në 700 nanometra madhësi.
Studiuesit morën në studim pesë plastikat më të zakonshme, duke përfshirë polietilen tereftalat, i njohur gjithashtu si PET dhe përdoret në shishe, dhe polietileni, i cili përdoret në paketimin e ushqimit. Ekipi përdori gjilpëra çeliku dhe tuba qelqi për të shmangur kontaminimin.
Rezultatet e studimit mbështesin hipotezën se ekspozimi i njeriut ndaj grimcave plastike rezulton në thithjen e grimcave në qarkullimin e gjakut, por nevojiten studime të mëtejshme për të vlerësuar ndikimet e ekspozimit dhe nëse është një rrezik për shëndetin publik.