Mirë se erdhët në Republikën e Re pa Kushtetutë!

Miratimi i ligjit për ndërtimin e Teatrit të Ri me 75 vota pro, sipas të cilit toka publike këmbehet me ndërtimin e teatrit të ri pa e ruajtur të vjetrin, i ka dhënë fund aludimeve se në cilin regjim po jetojmë. Nuk është si diktatura e jetuar para viteve ’90. Eshtë dicka më “e ëmbël” se diktatura e Enver Hoxhës sepse ka pluralizëm (shumë parti në parlament) dhe duket se ka edhe fjalë të lirë.

Hera e fundit kur Kushtetuta e vendit u respektua, ishte përcaktimi i datës së zgjedhjeve 2017. Zgjedhje të bëra në situatë emergjente, me kohë fushate të shkurtuar, më pak se 45 ditë, dhe në një ditë feste fetare. Rezultati i zgjedhjeve? Pushtet i plotë për partinë politike që riktheu në shekullin 21 eksodin masiv të shqiptarëve në botë.

Prej një viti kemi një republikë të re. Kemi një republikë pa kushtetutë.
Në këtë republikë nuk ka më asnjë garanci vec të qënurit mik i Kryeministrit. Për të dobëtin, për qytetarin, në sistemin demokratik, ai garantohet nga ligji. Kur ligji më i lartë i vendit nuk egziston, bie edhe kjo garanci. Opozita zë karriget në parlament, por nuk mundet të bëjë asgjë më shumë në mbrojtjen e interesit qytetar. Opozita është e paorganizuar dhe e ka kufizuar punën e saj vetëm në denoncime mediatike. Nuk shihet asnjë dëshirë e grupit opozitar për të ofruar zgjidhje. Në këtë rol, ajo duket si një opozitë “dekor për pushtetin”.

Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, lideri i opozitës premtoi një Republikë të Re ku asgjë nuk do të ishte më si më parë. Lulzim Basha duhet t’i sqarojë sot publikut nëse Republika e Re pa Kushtetutë është apo jo Republika e Re që ai i ofroi zgjedhësve.

Republika e Re pa Kushtetutë është një provë e fortë ndaj fuqisë që kanë qytetarët dhe në aftësinë e tyre për ta merituar demokracinë në nivelin e saj më të lartë.
Kjo është një provë e vështirë prej më shumë se një viti e cila ka një anë pozitive: cjerr maskat e shumë aktorëve politikë të cilët performojnë në këtë cirk. /mendimi.al

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here