Mjaft e kritikuat veten

Tingëllon tunduese të mendoni se nëse silleni ashpër me veten, keni për të performuar më mirë. Por vetëkritika mund të prishë humorin, fokusin dhe produktivitetin. Përpiquni që të ruani ekuilibrat për të vlerësuar performancën tuaj me strategjitë e mëposhtme:

Shmangni përgjithësimin. Rezistojini dëshirës për të ulur veten tuaj sapo ndodh një ngjarje e vetme negative. Në vend të kësaj mendojeni performancën tuaj në tërësi. Mendojeni si një kurbë në formë zileje: Disa ditë do të jenë poshtë mesatares, dhe kjo është diçka mëse normale.

Mendoni se çfarë mund të shkojë “siç duhet”. Për të shmangur fokusimin tuaj vetëm tek ngjarjet negative, konsideroni situatat pozitive “po sikur”. Psh: Po sikur kjo ideja mos të jetë një marrëzi, por është ajo çfarë i duhet projektit për të ecur përpara? Po sikur ky propozim të revolucionarizojë mënyrën si ne punojmë si skuadër? Po sikur menaxhimi i lartë ta pëlqejë prezantimin tim?

Caktoni një limit kohor për ndjenjat tuaja. Vendosni një kohëmatës ndërmjet 30 – 50 minuta (koha që i duhet zakonisht ndjenjave si turpi që të zhduket) dhe lejojini vetes të përjetoni dhe përpunoni plotësisht emocionet tuaja. Sapo kohëmatësi të fiket, bëni një zgjedhje të vetëdijshme se si t’i lini pas këto ndjenja dhe të ecni përpara.

Burimi: Harvard Business Review

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here