Mosfunksionimi i Facebook për orë të tëra dhe dëshmia për abuzime në kompani. Zuckerberg humbet 5.9 miliardë dollarë në një ditë.

Besimi i investitorëve ndaj Facebook u dobësua të hënën për shkak të presionit politik dhe mosfunksionimit për një kohë të gjatë të aplikacioneve të kompanisë, duke i bërë aksionet e saj të bien me 4.8% dhe duke i hequr miliarda pasurisë së CEO-s Zuckerberg.

Pasuria e Zuckerberg ra me 5.9 miliardë dollar duke shkuar në total 117 miliardë. Ai është tani njeriu i gjashtë më i pasur në botë. Facebook u përball edhe në 2019 me një blackout të tillë i cili zgjati 14 orë. Një dekadë më parë, në 2008, Facebook doli jashtë funksionimit për një ditë të tërë. Problemi i kësaj të hëne pati ndikim edhe në systemin e brendshëm të Facebook, duke e bërë të pamundur për punonjësit që të aksesonin emailet  dhe një pjesë e dyerve të kompanisë u raportuan se nuk mund të hapeshin me kartat e punonjësve duke i lënë ata jashtë godinës.

Problemi tjetër që rëndon mbi Facebook është është dëgjesa që ka para Kongresit sot (të martën) ish menaxherja e produktit, Frances Haugen, e cila do të tregojë rreth vendimit të saj për të nxjerrë dokumenta të brendëshme tek gazeta Wall Street Journal. Në intervistën e saj në emisionin “60 minuta” ajo rrëfeu të gjithë problematikën. (Lexo: Facebook u përpoq të fshehë të vërtetën. Flet një ish punonjëse e kompanisë)

Por Facebook ka dëshmuar ndër vite rezistencë ndaj problemeve që ka patur. Të shohim si do të shkojë këtë herë.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here