back to top
Tuesday, November 3, 2026
13.7 C
Tirana

Top 5 E JAVËS

Artikuj të ngjashëm

Nga Reila Bozdo: Drejtësi edhe për kundërshtarin

Erion Veliajn si kryetar të bashkisë Tiranë e kam ndjekur me detaje sepse ishte pjesë e punës sime si këshilltare bashkiake në periudhën 2015-2019.

Si e para e listës së demokratëve në Tiranë ndjeja shumë përgjegjësi mbi shpatulla që rolin tim opozitar ta kryeja me shumë përgjegjshmëri.

Nuk kam asnjë pendesë për seriozitetin dhe përkushtimin tim megjithëse e kuptova shpejt që isha pak si jashtë preferencave të partisë ku bëja pjesë me atë lloj opozitarizmi.

Mora përsipër kostot dhe vazhdova me stilin tim në mbrojtje të interesit publik. Kuptohet, luftës së brendëshme, normale në ambjentin partiak, dhe që bëhet shkatërruese me lider të dobët sepse ai nuk i bën dot zap kanibalët politikë, iu shtua edhe efekti “lalier” i cili nuk donte asnjë gjemb nën këmbë. E ndërgjegjshme për të gjitha këto, vazhdova me timen.

Nga 2015 e deri sot bëhen 11 vite që nuk i kam lënë rast pa i gjuajtur Erion Velisë.

Por sot dua të them se më shqetëson shkelja e të drejtave të njeriut tek Erion Veliaj. Meqenëse edhe Komiteti i Helsinkit e konfirmon këtë, po e marr si të vërtetë.

Më shqetëson, jo se më dhimbset, përkundrazi. Më shqetëson se dua të jetoj dhe kontriboj për një sistem ku edhe kundërshtari më i poshtër të gëzojë të drejtat e veta dhe të dënohet se e meriton, jo se e urrejmë.

Unë përpiqem që asgjë e ndyrë mos arrijë të më hyjë në zemër. Edhe kur përballem me më të ligun, asnjëherë nuk harroj se jeta është një lojë ku secili vendos të zbatojë skemën e vet dhe se gjithkush ka mjaftueshëm kohë ta tregojë veten kush është.

Përtej diferencave se si mendojmë dhe e luajmë lojën e jetës, mirë është që të mos harrojmë se jemi NJERI.

Si sistemi do trajtojë një maskara politik, do tregojë më shumë për sistemin se sa për atë maskara. Deri tani po shoh se në këtë drejtim nuk kemi bërë asnjë hap përpara 70 vitet e fundit.

Artikujt më të klikuar