Një guidë fillestarësh për dietën KETO me zj. K.

Vera po vjen, dhe bashkë me të edhe dëshira për të bërë “trupin e plazhit” gati. Palestrat gëlojnë nga njerëzit në çdo orë, liqeni është plot me njerëz që ecin, vrapojnë dhe bëjnë ushtrime.

Por nëse të gjitha këto nuk kombinohen me një dietë ushqimore të mirë, atëherë nuk ia vlen barra qeranë të djersiteni aq shumë e mos të shihni rezultate.

Gjatë këtyre ditëve do t’ju tregoj për dietën ketogjenike, e cila ka rezultate të dukshme për një kohë të shkurtër, është e shëndetshme, sidomos për femrat që vuajnë nga PCOS, dhe mund t’ju kthehet në stil jetese, por në formë të moderuar. Do të jetë një seri me udhëzime ditë pas dite për ta kuptuar dhe aplikuar sa më mirë ditetën KETO.

Dieta ketogjenike është dieta ku ti limiton konsumimin e karbohidrateve në një sasi shumë të vogël ditore, në mënyrë që metabolizmi të futet në gjendjen që quhet ketozë.

Kur je në ketozë, mëlçia përdor dhjamin për të prodhuar ketonet, të cilat përdoren për energji nga truri, muskujt dhe organet e tjera. Kështu, dhjami bëhet burimi primar i energjisë, në vend të glukozës.

Ndërsa mbani dietën ketogjenike, sasia e karbohidrateve ditore duhet të jetë diku tek 20 – 25 gr.

Për ta bërë dietën të qëndrueshme, është e rëndësishme që të konsumosh një sasi të mjaftueshme proteinash për të mbajtur muskujt dhe organet e tjera në formë të mirë dhe të kesh mjaftueshëm energji për të funksionuar.

Kjo dietë ka një numër të madh të dokumentuar përfitimesh shëndetësore si rënia nga pesha, përmirësimi i sasisë së insulinës dhe mbajtja nën kontroll e epilepsisë nga pacientët e diagnostikuar. Keto ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit tipi 2.

Por pse është e mirë dieta ketogjenike për rënien nga pesha?

Sapo të fillosh dietën ketogjenike, do të vësh re se nuk do të jesh aq i uritur sa më parë, gjë e cila do të ndihmojë për ta mbajtur dietën. Dieta keto zakonisht bazohet në ushqime të plota, natyrale që janë shumë të pasura me lëndë ushqyese, të shëndetshme dhe gjithashtu ushqime që të ngopin.

Përgjithësisht, dieta ketogjenike është shumë e sigurt, nëse mbahet siç duhet dhe nuk ke probleme të tjera shëndetësore. Por përfundimisht, është shumë herë më e sigurt dhe më e shëndetshme sesa dietat e pasura me karbohidrate dhe sheqer.

Nesër do t’ju tregoj më shumë për tipet e dietës ketogjenike. Stay tuned!

Burimi: ketoassociation.com

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here