Një guidë fillestarësh për dietën KETO me zj. K. – Dieta standarde ketogjenike

Pra, siç ju premtova, përgjatë kësaj kohe do flasim për dietën ketogjenike dhe benefitet e saj.

Sot do fokusohemi tek tipet e dietës ketogjenike dhe per secilën prej tyre do japim avantazhet dhe disavantazhet e secilës.

Duke dashur të mos ju ngarkoj me shumë informacion për të përpunuar, secilin tip do ta trajtojmë si post më vete.

Dieta standarde ketogjenike

Kjo është dieta më e zakonshme ketogjenike. E ulët në karbohidrate (20 – 25 gr në ditë), mesatare në proteina dhe mesatare në e lartë në yndyrna. Por raporti për secilin makronutrient varet nga preferencat, qëllimet dhe matjet, si psh pesha apo përqindja e dhjamit trupor.

Nëse qëllimi juaj është humbja e peshës, do t’ju duhet të hani në deficit kalorik, ndaj është e rëndësishme të peshoni dhe kontrolloni ushqimin që hani.

Avantazhet:

·      Është një pikë fillimi shumë e mirë për këdo që dëshiron të provojë keto-n dhe ka potencial për të sjellë rezultate të shkëlqyeshme nëse ndiqet siç duhet.

·      Shtyn ndjenjën e urisë.

·      Përmirëson nivelin e insulinës, duke ulur dhe stabilizuar presionin e gjakut dhe nivelin e glukozës në gjak, ndihmon në menaxhimin e diabetit dhe PCOS.

·      Eleminon dëshirën për të ëmbla.

Disavantazhet:

·      Nëse nuk keni bërë një dietë me karbohidrate të ulëta, do t’ju duhet pak kohë të mësoheni.

·      “Gripi” i keto-s dhe faza e adaptimit mund të jetë eksperiencë e pakëndshme.

·      Kërkon një nivel të lartë preçizioni në peshimin dhe kontrollimin e ushqimit, si dhe ndaj suplementeve elektrolite.

·      Zgjedhjet tuaja për ushqime janë të limituara tek ushqimet me pak karbohidrate.

Nesër do të vazhdojmë me dietën ciklike ketogjenike, e cila është një strategji më e avancuar. Stay tuned!

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here