Një guidë fillestarësh për dietën KETO me znj. K – dieta ciklike ketogjenike

Herën e kaluar ju prezantova me dietën standarte ketogjenike. Kësaj radhe do të shohim dietën ciklike ketogjenike.

Kjo dietë është një strategji relativisht më e avancuar ku ti duhet t’i qëndrosh strikt pjesës më të madhe të kohës dietës ketogjenike dhe të kesh disa ditë apo vakte me më shumë karbohidrate. Mund t’i zgjedhësh vetë ditët e tua në bazë të nevojës dhe preferencës – çdo javë, apo çdo dy javë apo çdo 10 ditë.

E gjitha kjo bëhet që të mbushësh rezervat e glikogjenit dhe më pas t’i zbrazësh duke kaluar sërish në ketozë. Avantazhi i dietës ciklike ketogjenike është përmirësimi i performancës fizike dhe mundësia për të fituar muskuj më shumë sesa në dietën standard ketogjenike.

Por dietën ciklike këshillohet që ta bëni pasi të keni fituar eksperiencë me dietën standard dhe jeni adaptuar me yndyrnat. Në të kundërt rrezikoni ta ngadalësoni procesin e adaptimit dhe të mos ndiheni mirë për shkak të hyrjes dhe daljes së shpeshtë nga ketoza, duke mos i dhënë mundësi trupit tuaj që të mësohet.

Për disa njerëz, edhe një ditë e vetme me shumë karbohidratë provokon dëshirën për karbohidrate, rrit urinë dhe e bën të vështirë kthimin në ketozë. Që të keni sukses në dietën ciklike ketogjenike, duhet të bëni një plan dhe t’i qëndroni atij: pra, nëse planifikon një dietë me karbohidrate të larta, bëj vetëm një ditë. Jo dy, jo tre dhe as një javë! Që të mos sabotoni progresin duhet që të masni sasinë e karbohidrateve që konsumoni.

Tipi i karbohidrateve ka shumë rëndësi. Për rezultate më të mira zgjidhni ushqime si patatet, patatet e ëmbla, orizi, karrotat, etj.

Avantazhet

·      Dietë e shkëlqyer për njerëz aktivë, të cilët mund t’i zbrazin shpejt depozitat e glikogjenit për të hyrë në ketozë. Mund të optimizojë rritjen e muskujve dhe të përmirësojë performancën.

·      Mund të jetë një mënyrë e mirë për të nxitur humbjen e peshës.

·      Mund të lejojë një varietet ushqimesh kur hani jashtë ose konsumoni darkë me miqtë apo familjen, në ditët me karbohidrate të larta.

Disavantazhet

·      Kërkon shumë vullnet për t’u kthyer në gjendjen e ketozës pas ditës ku konsumoni karbohidrate.

·      Për njerëzit që e bëjnë dietën ketogjenike për të menaxhuar një problem shëndetësor, dieta ciklike ketogjenike nuk është një zgjidhje e mirë, pasi mund të shkaktojë kthimin e simptomave.

Posti i radhës do të jetë mbi dietën “dembele” ketogjenike, për ata që nuk kërkojnë të humbasin peshë por rrinë në ketozë për përfitime shëndetësore. Stay tuned! 

P.S Ne nuk jemi dietologë. Posti ka qëllime informuese në bazë të literaturës së lexuar. Para se të merrni një vendim, lutemi të konsultoheni me specialistin përkatës. 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here