back to top
Tuesday, March 3, 2026
5.5 C
Tirana

Top 5 E JAVËS

Artikuj të ngjashëm

Opozita e kërcënuar nga krimi i organizuar?

Në emisionin “Opinion”, z. Lulzim Basha gjatë debatit ka ripërsëritur kërcënimin që krimi dhe bandat i bëjnë opozitës. Kërcënimi nga krimi është përmendur edhe më parë nga z. Basha dhe njëkohësisht nga z. Sali Berisha gjatë muajit shtator të sezonin e ri parlamentar. Zj. Monika Kryemadhi ka denoncuar në emision presionin që ajo ka patur nga bandat gjatë fushatës në Elbasan. Gjithashtu gjatë muajve të fushatës elektorale 2017 mediat publikuan lajmin se lideri i opozitës ishte kërcënuar.

Lulzim Basha është sulmuar shumë për një fushatë të dobët dhe të gabuar, me këshilltarë mizerabël. Në një intervistë të fundit për syri.net, gazetari Blendi Fevziu e komentoi negativisht strategjinë elektorale të Bashës si shkatërruese.

Duke patur parasysh këtë tablo dhe faktin që më i dëmtuari nga të gjithë të tjerët, nga zgjedhjet e 25 qershorit ishte vetë Lulzim Basha, shtrojmë pytjen: A ka qenë Lulzim Basha i kërcënuar nga elementë kriminalë gjatë fushatës të cilat kanë ndikuar veprimet e tij?

Artikujt më të klikuar