Profesionet e mirëpaguara dhurojnë kënaqësi dhe mirëqenie. Lexoni si mund të përfitoni.

Disa profesione përfshijnë më shumë kreativitet se profesione të tjera. Ato janë të përshtatshme për njerëzit që duan gjëra të reja, duan të krijojnë dhe e dashurojnë ndryshimin. Një pjesë e tyre operojnë në fusha të mirëpaguara si bukuria dhe mirëqenia. Për të mbërritur në majën e profesionistëve që fitojnë shumë dhe punojnë shumë, duhet talent, eksperiencë dhe arsimim sa më i mirë në fushën përkatëse. Edukimi profesional i nivelit të lartë nuk është i vetmi përcaktues i suksesit, por është një pikënisje e mirë në rrugën e suksesit.

Edhe në Shqipëri, me rritjen e dëshirës për tu dukur bukur, është rritur edhe kënaqësia financiare dhe profesionale që marrin specialistët e fushës.

Si mund të bëhesh një specialist i shkëlqyer për flokët, grimin dhe lëkurën? Profesionistët me eksperiencë thonë se duhet përkushtim, pasion dhe përditësim i njohurive në lidhje me teknikat dhe të rejat e fundit. Ky është një sektor dinamik dhe duhet qëndruar gjithmonë në ritmin e së resë.

Si është puna e një profesionisti në fushën e bukurisë?

Në Kolegjin Profesional të Lartë TESS ofrohen 4 programe profesionale si pjesë e arsimit të lartë, për të fituar ekspertizë në: estetikë, art për flokë, menaxhim i SPA dhe biznesit të bukurisë dhe make up. Kandidatët për tu regjistruar në programe duhet të kenë përfunduar shkollën e mesme. Në përfundim të studimeve ata pajisen me diplomë profesionale 2 vjecare dhe 1 vjecare (make up) dhe gëzojnë ndjesinë e profesionistit me shkollë të lartë.

Si është puna e profesionistit në këto fusha?

PUNA SI ESTETIST 

Për ata që pëlqejnë fushën e kozmetologjisë, por duan të specializohen në studimin e kujdesit ndaj lëkurës karriera si estetist është e duhura.
Pasi diplomohen, studentët punojnë në SPA apo sallone duke i ofruar klientëve trajtime dhe terapi për fytyrën dhe trupin, refleksologji e këmbëve, aromaterapi dhe trajtime me dyllë. Shkolla për estetistë mëson gjithashtu njohjen e problemeve të lëkurës të cilat kanë nevojë për formim në fushën e dermatologjisë.
Një estetiste e mirë duhet të jetë e aftë të punojë mirë me duar dhe të ketë sjellje të këndëshme. Ato duhet të ndjehen komod të punojnë me klientë një-me-një dhe njëkohësisht duhet ta bëjnë klientin të ndjehet i qetësuar dhe i informuar mbi nevojat e kujdesit ndaj lëkurës.

Nevoja për profesionistë në fushën e estetikës është me trend në rritje edhe në vendet e zhvilluara të botës. Punët që mund të kryejë një person me formim si estetist lidhen me shërbimet në sallone dhe SPA si estetistë, instruktorë në shkolla për trajnime estetike, zhvillues të linjave të produkteve estetike apo përfaqësues shitje në kompani të cilat tregtojnë
produkte të kujdesit ndaj lëkurës.

PUNA SI HAIR ARTIST

Stilisti i flokëve është profesionisti i pamjes së jashtme i cili pret dhe stilon flokët. Stilistët e flokëve referohen si kozmetologë të cilët përdorin një varietet teknikash stilimi për të ndryshuar apo mirëmbajtur stilin e flokëve të klientëve. Stilistët e flokëve e fillojnë punën me një konsultim për të përcaktuar nevojat e klientit përpara se të përcaktojnë se cilën metodë do aplikojnë. Pas stilimit ata japin këshilla për mirëmbajtjen e flokëve në shtëpi.

Stilistët e flokëve të cilët hapin sallonet e tyre kanë edhe detyra të tjera të cilat përfshijnë mbajtjen e llogarive, porositë, supervizimin e personelit, për këtë arsye kanë nevojë që të
trajnohen për mënyrën se si duhet ta marketojnë veten dhe të krijojnë dhe mbajnë bazën konsumatore.

Stilistët e flokëve mund të punojnë në sallone, në hotele, SPA ose resorte. Nevojat në rritje për stilistë flokësh do të çojnë në rritje të mundësive të punësimit. Stilistët e flokëve mund të punësohen edhe në industritë e lidhura me imazhin si për shembull në modelim dhe televizion.

PUNA SI MENAXHER i SPA-ve dhe Biznesit të Bukurisë
Zhvillimi dhe rritja e numrit të hoteleve ka shtuar edhe numrin e qendrave SPA të integruara me hotelet, përveç atyre të cilave operojnë si njësi shërbimi të veçuara. Për këtë, nevoja për staf të specializuar është e madhe.

Të diplomuarit në Menaxhimin e SPA-ve dhe Biznesit të Bukurisë gjejnë karriera në role menaxheriale të SPA-ve dhe resorteve. Ata janë pjesë e skuadrave drejtuese dhe menaxhuese të bizneseve të bukurisë. Ata janë përgjegjës për menaxhimin e të gjitha pjesëve operacionale të SPA-së, menaxhimit të stafit dhe buxheteve si dhe qëllimi kryesor është të sigurohen që klientët të kenë eksperiencën më të mirë të mundshme duke gjetur metoda të reja e inovative për t’u përmirësuar.

Në vazhdimësi të menaxhimit të SPA-ve ka edhe role të tjera menaxhuese në këtë industri si asistent menaxher, menaxher i trajtimeve dhe menaxher i operacioneve. Në kompani edhe më të mëdha mund të ketë edhe nivele menaxhuese më të larta si ato të menaxhimit të një zone ose rajoni.

PUNA SI MAKE UP ARTIST

Një make up artist është artisti i cili ndryshon fizionominë e portretit duke nxjerr në pah bukurinë me një prekje magjie.
Artisti e di se si ta bëjë subjektin e artit të tij të duket në formën e tij më të mirë dhe njëkohësisht di si ta përshtasë artin në përputhje me kushtet e dritës dhe fototgrafisë dixhitale. Falë aparateve fotografike dixhitale, artistët e make up kërkohen gjithnjë e më shumë në dasma, fotografime mode, evente mode, fotografim për personelin e kompanive dhe në ngjarje të tjera të cilat fotografohen apo filmohen.
Tipi tjetër kryesor i punës si Make Up Artist, është Artist Grimi për teatrin dhe filmin. Në këtë rast artisti bën më të dukshme tiparet e aktorit për të theksuar karakterin që ai ose ajo luan në rolin që performon.
Cilësitë e një artisti të mirë përfshijnë, por nuk janë të kufizuara vetëm tek: shërbim i shkëlqyer ndaj klientit, kreativitet, vetë-motivim, menaxhim i mirë i kohës, të kuptuarit të artit dhe dizajnit, dëgjues i mirë, komod në rekomandime dhe aftësi për të parë detajet.

Për më shumë informacion si të merrni një profesion me vlerë, vizitoni webfaqen e TESS në www.tess.al

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here