Pse humbasim interesin për lajmet dramatike?

Lodhja nga Covid tani është një vuajtje e përhapur. Pandemia ka qenë një peshë kryesore në mënyrën tonë të jetesës për më shumë se dy vjet, dhe çuditërisht njerëzit nuk duan të flasin më për të. Shumica prej nesh dëshirojmë të vazhdojmë me jetën tonë sikur koronavirusi të jetë mposhtur, edhe pse e dimë në zemrat tona që kjo nuk ka mbaruar ende.

Ne kemi humbur interesin për luftën e Ukrainës edhe pse lajmet vazhdojnë të jenë dramatike dhe tronditëse, ndërsa vendet në mbarë botën përballen me dilemën se sa duhet të ndihmohet në armatimin e rezistencës ushtarake ukrainase dhe në izolimin e Rusisë nga aktivitetet ekonomike.

Pse ndodh humbja e interesit? Kjo tabelë e Google Trends ofron disa të dhëna, shkruan John Authers. Kërcënimet e fshehura nga Vladimir Putin se ai ishte i përgatitur të hakmerrej me armë bërthamore dhe sulmi rus në termocentralin Zaporizhzhia, ngjallën frikën e dikurshme të paimagjinueshme të konfliktit bërthamor. Ato frikëra që atëherë janë zhdukur.

Gjithashtu, perceptimi fillestar ishte se e gjithë fushata ruse kishte për qëllim kapjen e Kievit. Ndërsa forcat ukrainase zmbrapsën synimet ruse për të marrë qytetin, dhe forcat e Putinit ndryshuan planet e tyre dhe u tërhoqën nga pozicionet rreth tij, shqetësimi kryesor tanimë është zhdukur.

Nëse Rusia nuk do ta rrëzojë plotësisht qeverinë ukrainase, dhe veçanërisht nëse ne mund të shpëtojmë pa luftë bërthamore, atëherë, me sa duket, ne mendojmë se mund t’i heqim sytë nga konflikti. Është një temë shqetësuese dhe e pakëndshme që shumica prej nesh do të preferonin ta injoronin, nëse mundemi.
Burimi Bloomberg
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here