Sa shpesh duhet ta lani fytyrën? Çfarë thonë dermatologët?

Larja e fytyrës duket si punë e thjeshtë, por ka disa nivele për kryerjen e saj. Duke filluar që nga të kuptuarit se çfarë tip pastruesi i duhet lëkurës tuaj e deri tek çfarë tip lëkure keni.

Se sa shpesh e lani fytyrën mund të bëjë dallim edhe në mënyrën se si dukeni. Të mos larit të fytyrës aq shpesh sa duhet, mund të rezultojë në lëkurë me yndyrë, njolla dhe vija, në pore të mbushura dhe akne. Mospastrimi gjithashtu pengon produktet që të bëjnë punën e tyre.

Por sa shpesh duhet larë fytyra?

Shpeshtësia e larjes së fytyrës varet nga tipi i lëkurës. Ata me lëkurë të yndyrëshme duhet ta lajnë më shpesh se të tjerët.

Nëse aplikoni krem dielli ose make up duhet ta lani fytyrën që të pastroni produktin.

Si rregull i përgjithëshëm, fytyra duhet larë të paktën dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë për të pastruar sebumin dhe yndyrën. Për pjesën më të madhe të njerëzve, është mirë që gjatë stinës së dimrit të ulim shpeshtësinë e larjes së fytyrës dhe të rrisim përdorimin e hidratuesve si kremra, serume dhe maska.

Për fytyrat e që tentojnë të krijojnë akne, fytyra duhet larë dy herë në ditë duke mos e shmangur hidratuesin i cili parandalon mbiprodhimin e yndyrës për ta mbajtur lëkurën të hidratuar. Në këtë rast është mirë të përdoren produkte me bazë uji të cilat hidratojnë pa shtuar yndyrë lëkurës.

Kujdes! Larja e shpeshtë e fytyrës mund të jetë e dëmshme sikurse larja rrallë e saj. Larja e shpeshtë mund të shkaktojë tharje, irritim, skuqje pasi shpeshtësia e tepërt çon në dëmtim të shtresave të lëkurës.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here