Seksi tek Vikingët – 6 fakte që nuk i dinit.

Në të vërtetë, Vikingët nuk ishin gjithmonë më brutalët e legjendave. Përkundrazi jeta e tyre seksuale ishte e butë dhe me shumë liri për femrat të cilat mund t’i ndryshonin partnerët nëse nuk ishin të kënaqura seksualisht. Burrat dhe gratë vikinge ishin shumë krenarë për pamjen e jashtme, bukurinë dhe dëshirueshmërinë. Burrat bënin banjë të paktën një herë në javë (në atë kohë konsideroj si shpesh). Meshkujt dhe femrat lyenin flokët, visheshin pastër dhe me ngjyra, me bizhuteri për të treguar pasuri dhe stil. Ata angazhoheshin në seksin paramartesor, por qëllimi i shoqërisë së tyre ishte martesa dhe riprodhimi. Në fakt, martesa ishte diҫka që duhej të ndodhte dhe ata që nuk e arrinin, mbaheshin larg.

Kjo listë tregon disa fakte për jetën seksuale të Vikingëve:

  1. Gratë vikinge mund të divorcoheshin nga burrat nëse ata nuk ishin të mirë seksualisht.

Nëse një burrë ishte i tmerrëshëm në shtrat, ishte e pranueshme për shoqërinë që gruaja ta linte atë. Ajo kishte gjithashtu të drejtë për divorc nëse burri i saj vishej si grua apo pëlqente meshkujt seksualisht.

  1. Tradhëtia bashkëshortore ishte ngjarje e zakonëshme.

Në kohën e Vikingëve, tradhëtia bashkëshortore ishte ngjarje e zakonëshme. Me gjithë zakonshmërisë së saj, pasja e një marrëdhënie jashtë martese konsiderohej krim dhe nëse një grua kapej në një tradhëti bashkëshortore, bashkëshorti kishte të drejtën të vriste edhe gruan edhe të dashurin e saj.

  1. Vikingët ishin eufimistë mbi seksin.

Me sa duket, Vikingët e mirë në shtrat ishin të kujdesshëm kur komunikonin për seksin duke qenë eufemistë mbi të në vend të qasjes direkte. Një burrë mund t’i “orjentohej drejt një gruaje” dhe ҫfarë ndodhte më pas lë vend për interpretim. Ndonjëherë gjejmë  komente se ata “kridhen sëbashku në shtrat” ose “shijonin njëri-tjetrin”, “burri pushonte me të” ose e merrte situatën në dorë dhe “kënaqte veten”. Shprehja më e hapur mbi seksin që është gjetur mbi vikingët është “brolta a maga” që i referohet “mbërthimit të belit”.

  1. Ata që nuk martoheshin, mbaheshin larg.

Meshkujt skandinav që nuk martoheshin për shkak të seksualitetit të tyre komentoheshin si “shmangësit e vaginës”. Gratë me këtë sjellje quheshin “shmangëset e penisit”. Për sa kohë martoheshin me një partner të seksit të kundërt dhe bënin fëmijë, seksi jashtëmartesor përgjithësisht anashkalohej si cështje.

  1. Vikingët kishin këndvështrime të ndryshme mbi homoseksualitetit.

Vikingët kishin këndvështrime të ndryshme mbi homoseksualitetin. Nga njëra anë ishte e pranueshme të preferonin të njëjtin seks nëse ishe i martuar me seksin e kundërt. Lesbianizmi nuk është përmendur shumë, ose është hasur rrallë. Kur meshkujt merrnin një rol pasiv, kjo ishte kundër parimeve të Vikingëve. Një burrë Viking penetrohej nga një burrë tjetër si shenjë e dominancës dhe brutalitetit, por që kjo të ndodhte për kënaqësi ishte e papranueshme.

  1. Vikingët martoheshin të rinj.

Në kohën e Vikingëve, vajzat martoheshin 12 vjeҫ. Ndoshta sepse kohëzgjatja e jetës së vikingëve ishte e shkurtër, mesatarisht 40 vjeҫ. /mendimi.al

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here