Një skuadër shkencëtarësh që po kalojnë dimër të gjatë në një stacion të lëvizshëm në Antarktidë kanë korrur bimët e rritura në një serë të teknologjisë së lartë të dizenjuar për të testuar teknologjitë të cilat një ditë do të ushqejnë eksploratorët në Hënë dhe Mars.
Sera e quajtur EDEN ISS, menaxhohet nga Qendra Gjermane e Hapësirës – German Aerospace Centre (DLR), e cila bashkëpunon me NASA-n në kërkimet e agrikulturës hapsinore. Aktualisht në sezonin e saj të katërt, sera rrit bimë “aeroponikisht”, që do të thotë se rrënjët e bimëve qëndrojnë në ajër; ushqyesit dhe uji shpërndahet në formën e një mjegulle të formuluar veçanërisht, pa praninë e dheut.
Sera është pjesë e stacionit Neumayer Station III, një stacion kërkimi në Antarktidë që menaxhohet nga gjermanët e institutit Alfred Wegener Institute e qendrës së kërkimeve polare dhe detare Helmholtz Centre for Polar and Marine Research në Bremerhaven.
Çdo ditë, botanisti i NASA, Jess Bunchek, një nga 10 anëtarët e ekipit të misionit 14 mujor, ka për detyrë të kontrollojë bimët në kontenierin 400 metra me 12 metra. Bunchek tregon se kjo eksperiencë nuk është gjithmonë e këndëshme pasi temperaturat janë të ulëta deri në minus 50 gradë Celcius, megjithatë ai pranon se ngrënia e perimeve dhe qëndrimi mes bimëve të gjelbra ka efekt ngritës të humorit tek eksploratorët e izoluar. Ai tregoi se qëndrimi në serë ishte për të pjesa më e bukur e ditës. “Ne nuk kemi shumë stimulus për shqisat: nuk ka pemë, as gjelbërim. Qëndrimi këtu për më shumë se 1 vit sjell shumë kufizim për ndjeshmërinë shqisore.”
DLR vendosi të kryejë eksperimentin në stacionin Neumayer sepse mjedisi atje është shumë i ngjashëm me kushtet në Hënë apo në Mars.
Sera u siguron anëtarëve mjaftueshëm ushqim të freskët për të pasuruar dietën e tyre me ushqim të konservuar. “Ne po implementojmë tre teknologji kryesore për të kutivuar bimë”, tha Schubert. “Ne përdorim drita LED të ftohura me ujë për të siguruar ndricim, i spërkasim rrënjët çdo pesë minuta me një solucion ushqyes dhe injektojmë dioksid carboni në atmosferë rreth bimëve për të kontrolluar lagështinë dhe temperaturën.”
Procesi i ujitjes dhe shpërndarjes së ushqimit vepron në mënyrë të pavarur, gjë që i krijon mundësinë Bunchek të fokusohet në punën e saj shkencore, që përfshin studimin e profileve të bimëve për të ndihmuar përzgjedhjen e varietetve më të mira e më të ushqyeshme për tu dërguar në hapësirë. Autonomia është një kërkesë e rëndësishme për të ardhmen e një sere në sipërfaqen e Hënës apo Marsit, duke qenë se anëtarët e ekuipazheve në misione të tilla nuk kanë kohë të bëjnë kopshtari.
Schubert tha se DLR po punon aktualisht mbi teknologji të cilat do të përmirësojnë më tej autonominë e serave ndërsa agjencia lëviz drejt ndërtimit të një sere demonstruese hënore me bazë tokën në 2025.
“Ne po punojmë në ndërtimin e një krahu robotik i cili me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, korr kastraveca, trajton bimët dhe pret gjethe”, tha Schubert. “Në 2030 agjencia hapsinore do të jetë gati të ndërtojë një serë hënore.”
Një serë në Hënë apo në Mars do të jetë pjesë e një sistemi të mbyllur që do të riciklojë mbetjet njerëzore dhe dikosidin e karbonit nga atmosfera për të siguruar ushqim dhe oksigjen për ekuipazhin.
Bunchek, e cila gjithashtu punon në njësinë e prodhimit të permieve në NASA, NASA Vegetable Production System (Veggie), një mini-kopësht që prodhon jeshillëqe të freskëta në Stacionin Ndërkombëtar Hapsinor, tha se bimët duket se lulëzojnë në serat e teknologjisë së lartë dhe nuk vonojnë rritjen krahasuar me bimët që rriten në mënyrë konvencionale.
“Rukola që kemi korrur është më e mira që kam ngrënë ndonjëherë,” tha Bunchek. “Shije e shkëlqyer.”
Shkencëtarët e ekspeditës po presin me padurim të mbledhin domate, kastraveca, speca, brokoli dhe lakër.
Wheeler shtoi se disa kërkues po studjojnë mundësinë e shtimit të proteinave me bazë shtazore në të ardhmen në agrikulurën hapsinore, në formën e insekteve që do të ushqehen me pjesët e papërdorshme nga njeriu të bimëve të korrura.
Burimi: https://www.space.com/mars-lunar-greenhouse-antarctica-harvest?utm_source=Selligent&utm_medium=email&utm_campaign=SDC_Newsletter&utm_content=SDC_Newsletter+&utm_term=3337836&m_i=WXN9Ki9Y3EOeG7xaWPlfw8dDH64dEERTiUoPv%2BRFtmqmavEpPJUBACrpyV6NdSq83JnyiVfYPW5eGnjh1NQzrHzXaF4t%2BInUOo36NDNWW1&lrh=ea637fa6b4a2d534a5f31d5538169456f75717b02e547c6e235ca729536e11b7