Shkencëtarët zbulojnë një top gjigand metalik të ngurtë brenda bërthamës së tokës

Diçka e çuditshme po ndodh pikërisht në qendër të planetit tonë

Studiuesit kanë zbuluar një shtresë të re, më të brendshme të vendosur brenda bërthamës së brendshme të planetit tonë, një top metalik i ngurtë prej 400 miljesh që i përgjigjet valëve tronditëse të tërmeteve në një mënyrë të papritur.

Siç detajohet në një punim të ri të botuar këtë javë në revistën Nature Communications, një ekip prej dy sizmologësh nga Universiteti Kombëtar Australian zbuloi se Toka ka një “bërthamë të brendshme më të brendshme“, e cila mund të jetë formuar pas një “ngjarjeje të rëndësishme globale nga e kaluara.”

Është e qartë se bërthama e brendshme më e brendshme ka diçka të ndryshme nga shtresa e jashtme”, tha për Washington Post autori kryesor Thanh-Son Pham, një sizmolog në Universitetin Kombëtar Australian. “Ne mendojmë se mënyra se si atomet janë mbledhur në këto dy rajone janë paksa të ndryshme.”

Ndërtimi i një shtëpie
Hulumtimi mund të hedhë dritë mbi mënyrën se si planeti ynë evoluoi miliarda vjet më parë dhe se si fusha magnetike e Tokës evoluoi me kalimin e kohës, duke e kthyer planetin nga një shkëmb jomikpritës në një shtëpi të jetueshme.

Studimi i qendrës së Tokës nuk është vetëm një temë e kuriozitetit akademik, por diçka që hedh dritë mbi vetë evolucionin e jetës në sipërfaqen e planetit tonë,” shkruajnë dyshja e studiuesve në një artikull për The Conversation.

Kjo sepse, me fjalë të thjeshta, rrymat e konvekcionit nga thellësitë poshtë sipërfaqes gjenerojnë fushën gjeomagnetike të Tokës, e cila nga ana tjetër, “mbron jetën në Tokë nga rrezatimi i dëmshëm kozmik“, shpjeguan ata.

Ndërsa kjo bërthamë më e brendshme është ende e përbërë nga të njëjtat lëndë si pjesa tjetër e bërthamës së brendshme, ajo ka veti të ndryshme që përcaktojnë se sa shpejt kalojnë valët sizmike nëpër të, në varësi të drejtimit të udhëtimit, një fenomen i njohur si “anizotropia“.

Valët sizmike të Tokës tashmë janë vërejtur se lëvizin më shpejt kur janë paralele me rrotullimin e planetit tonë. Por çuditërisht, ky nuk është rasti për këtë bërthamë të brendshme më të brendshme të sapo zbuluar, thanë studiuesit, duke sugjeruar që këto valë të udhëtojnë më shpejt në një kënd tjetër.

Studiuesit sugjerojnë se një “ngjarje e rëndësishme globale“, siç është një zhvendosje masive tektonike qindra miliona vjet më parë, mund të ketë formuar këtë top metalik.

Dhe duke marrë parasysh se mund të jetë ajo që e lejoi jetën të lulëzonte në Tokë, është një pjesë jetike e enigmës dhe një vështrim magjepsës në historinë e lashtë të planetit tonë.

Burimi: Futurism.com
Përktheu dhe përshtati: Mendimi.al
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here