Si ta gjeni veten përmes perceptimit ndaj të tjerëve.

Nëse marrim një person të rastësishëm dhe pastaj zgjedhim pesë njerëz në jetën e tij dhe i intervistojmë rreth personit të lartpërmendur, mund të dëgjojmë pesë perceptime të ndryshme rreth këtij personi. Një mund ta perceptojë atë si gazmor, të sjellshëm dhe zemërmirë, ndërsa një person tjetër mund ta shohë atë si të papërgjegjshëm, të papjekur, dhe jointeligjent.

Atëherë cili perceptim është korrekti?

Një nga çelësat më të mëdhenj në rrugën e vetëndërgjegjësimit është dija se perceptimi ynë nuk ka të bëjë fare me të tjerët dhe gjithçka ka të bëjë me ne. Ne e formojmë perceptimin tonë mbi njerëzit bazuar në marrëdhënien tonë me veten dhe me tiparet e personalitetit tonë. Egoja, duke patur frikë vëmendjen që mund ti kushtohet, tenton gjithmonë të shohë jashtë vetes për dikë që ta ‘fajësojë’, kur në fakt, është vetëm duke njohur tiparet e saj tek njerëzit e tjerë.

Për shembull, le të themi që një njeri nuk e ka patur kurrë ndjenjën e zilisë, si mund ta njohë ky njeri këtë ndjenjë tek dikush tjetër nëse nuk e ka provuar vetë? Ne mund të njohim tipare tek të tjerët të cilat i kemi vetë, ose të paktën i kemi provuar një herë, që do të thotë se ta kalosh vëmendjen jashtë dhe të fajëshosh të tjerët është e pavlerë.

Kur në arrijmë në pikën që ta kuptojmë se opinionet tona dhe gjykimet tona për të tjerët nuk kanë të bëjnë me ta, por me egon tonë, ne jemi të aftë që të përdorim çdo reagim që kemi ndaj të tjerëve si një mudnësi për të hedhur dritë në një aspekt të vetes që ka nevojë për shërim. Reagimet tona me njerëzit e tjerë janë çelësa që hapin një marrëdhënie origjinale me veten tonë. Nëse i kushtojmë vëmendje se çfarë na krijon reagim nga ndonjë emocion të fortë, mund ta përdorim në avantazh të vetes. Emocionet negative tregojnë një nga këto dy gjëra.

Njëra është që ose ne jemi të fiksuar me një ide se si gjërat duhet të jenë dhe duam ti detyrojmë njerëzit të ndjekin axhendën tonë, kur në fakt askush nuk ka pse të sillet sipas mënyrës që mendojmë ne.

Sa herë që i mbajmë njerëzit sipas pritshmërive tona në vend që ti pranojmë siç janë, ne jemi duke i rezistuar së tashmes.

Një tjetër gjë të cilën mund ta tregojë reagimi emocional negativ është se ekziston një aspekt i vetes tonë të cilën nuk duam ta shohim, dhe ndërkohë po e gjejmë tek njerëzit e tjerë si një veprim që na ndërgjegjëson për këtë element tek vetja.

Ne mund të mendojmë se jemi viktima të rrethanave, apo se jeta po na ndodh rastësisht, kur në të vërtetë, nënndërgjegja jonë po përpiqet ta bëjë të njohur vetveten përmes rrethanave të jashtme dhe përmes njerëzve që ne takojmë.

Kur fillojmë ta shohim veten si ‘problemi’ në çdo situatë, atëherë ne jemi të aftë të hedhim dritën e ndërgjegjësimit në të gjitha pjesët ‘në hije’ të vetes tonë (ose pjesën e psiqikës sonë të cilën egoja jonë përpiqet ta fshehë nga të tjerët dhe shpesh edhe nga vetja) e cila do të shërojë në mënyrë të vazhdueshme këto tipare nga vetja jonë.

Në mënyrë që të arrijmë të shërojmë një pjesë të vetes të cilën kemi qenë të kushtëzuar që t’ia fshehim botës, ne duhet të fillojmë të praktikojmë 100% ndershmëri me veten tonë. Nëse po ndjejmë inat, ne e pranojmë dhe e lëmë veten të eksperiencën e inatit, nëse ne ndjejmë frikë, ne e identifikojmë frikën dhe thjesht bëhemi të ndërgjegjshëm për të. Kjo nuk do të thotë se ne duhet të gjykojmë veten sit ë mirë apo të këqinj për shkak të këtyre emocioneve, kjo thjesht do të thotë se ne jemi të vetëdijëshëm për to.

Megjithatë, është e tmerrëshme që gjithmonë ta shohim veten si ‘problemi’ dhe gjithmonë ta kthejmë gishtin nga vetja kur në fakt dëshirojmë aq shumë që ta drejtojmë tek një person tjetër, por ky është veprimi më fuqizues që mund të bëjmë. Kur ne e shohim veten si ‘problemi’ ne bëhemi vetë zgjidhja.

Nëse është perceptimi ynë për botën dhe marrëdhënia jonë me veten ajo që na ndikon tek të tjerët, ne bëhemi të fuqishëm për ta ndryshuar këtë duke shëruar pjesët e vetes që rezonojnë me të metat e të tjerëve.

Kur ne shohim veten tek kushdo që takojmë, automatikisht fillojmë të ndërtojmë një marrëdhënie të ndershme me veten. Në këtë ndershmëri ne jemi të aftë të kultivojmë ndërgjegjen tonë dhe të bëhemi më të qetë, më me vetëbesim dhe më pranues për çdo aspekt të vetes tonë.

Dhe kur marrëdhënia jonë me veten është e dashur dhe pranuese, ne fillojmë të shohim këto tipare edhe tek të tjerët dhe se gjërat dhe njerëzit të cilët më parë na sillnin reagime negative, tani i shohim me mëshirë dhe falje.

Ne i ndryshojmë dhe i shërojmë marrëdhëniet tona me të tjerët duke ndryshuar dhe shëruar marrëdhënien tonë me veten./mendimi.al

Burimi: www.fractalenlightenment.com

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here