Kur e shihni veten në pasqyrë dhe përpara ju dalin njolla të errët, akne, pika të zeza, është e zakonëshme të shqetësoheni dhe të keni dëshirë që ato të mos jenë fare aty. Ka disa mënyra se si mund t’i trajtoni ato: të shkoni tek dermatologu, në sallonin e estetikës, t’i mbuloni me make up apo të përdorni trajtime në kushtet e shtëpisë.
Ja se cfarë mund të përdorni në shtëpi:
1- Aplikoni lëng ananasi mbi njollat e errëta çdo ditë për t’i ndihmuar të zbardhen. Acidi dhe enzimat e ananasit mund t’i ndihmojnë njollat e errëta të çelen, madje edhe qukat. Zhyt një shkop me pambuk në majë, tek lëngu i ananasit dhe aplikoje direkt tek njollat. Lëre disa minuta të thahet dhe shpëlaje me ujë. Lëngu mund t’ju shkaktojë irritim për shkak të ndjeshmërisë së lëkurës. Nëse kjo ndodh, ndërpriteni menjëherë proçesin dhe konsultojuni me një dermatolog.
2- Bëni çdo dy javë një maskë fytyre me kos. Acidi laktik në produktet e bulmetit mund të zbehë njollat e errëta në lëkurë, përfshirë njollat e moshës dhe qukat. Bëj një maskë në kushte shtëpie dhe lëre për 20 minuta mbi lëkurë. Më pas, shpëlaje fytyrën me ujë të ftohtë dhe tamponoje me një peshqir të thatë dhe të pastër. Maskën mund ta bëni në këtë mënyrë: Përziej sasi të barabarta të kosit dhe mjaltit, ose, kombino 1 lugë gjelle kos me 1 lugë gjelle tërshërë dhe 2-3 pika mjaltë.
3- Përdor një serum apo një krem që është posaçërisht për zbardhjen e njollave. Lexo etiketën shoqëruese për tu siguruar që po e përdor si duhet. Përdorimet parandaluese janë të këshillueshme.
Koha me shi dhe e kaluar gjatë brenda në shtëpi është moment i mirë për të aplikuar produkte me bazë retinoli, i cili perveç se ndihmon hiperpigmentimin, parandalon plakjen e lëkurës dhe minimizon njollat. Po ashtu mund të përdorni produkte enkas për zbardhjen e njollave në mënyrë të lokalizuar.
Po ju rekomandojmë disa prej tyre:
Skin Regimen Retinol Booster
Sublime Skin Corrector Age Spot
Skin Regimen Vit C Booster
Për më shumë konsultohuni me estetistet në @comfortzonealbania dhe në Qendrën Telefonike të Estetisteve CZ me nr cel +355 69 206 6530