Garry Kasparov, i konsideruar si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e shahut, ka lindur më 13 prill 1963, në republikën ruse të Azerbajxhanit. Në 1985, në moshën 22-vjeçare, Kasparov u bë kampioni më i ri botëror në histori kur mposhti Anatoli Karpov.
Ndeshja me gjashtë raunde midis Kasparov dhe Deep Blue filloi më 10 shkurt 1996, në Qendrën e Konventave të Pensilvanisë në Filadelfia. Megjithëse Deep Blue ishte në gjendje të vlerësonte 100 milionë pozicione të ndryshme shahu në sekondë, ekipi i IBM nuk ishte i sigurt se si do të performonte kompjuteri në garë dhe Kasparov ishte i favorizua për të fituar. Por si për inat të tij, kampioni botëror i shahut humbi raundin e parë ndaj Deep Blue. Sidoqoftë, Kasparov, këmbëngulës dhe brilant, bëri shpejt një rikthim dhe fitoi raundin e dytë. Raundi i tretë dhe i katërt përfunduan në barazim, ndërsa Kasparov fitoi raundin e pestë. Më 17 shkurt, mjeshtri i shahut njerëzor triumfoi ndaj Deep Blue në raundin e gjashtë dhe rrëmbeu fitoren, me rezultatin përfundimtar 4-2.