Sot në histori: Shkatërrohet USS Maine, e cila u bë shkak për luftën midis Amerikës dhe Spanjës

Më 15 shkurt 1898, një shpërthim me origjinë të panjohur fundosi luftanijen U.S.S. Maine në portin e Havanës, Kubë, duke vrarë 266 nga 354 anëtarët e ekuipazhit. Shkatërrimi i Maine nxiti luftën midis Shteteve të Bashkuara dhe Spanjës, duke çuar përfundimisht në një bllokadë detare të Kubës. Kjo luftë mendohet se ndezi dëshirën e kubanëve për të shpallur pavarësinë e tyre nga Spanja.

Maine ishte dërguar në Kubë për të mbrojtur interesat e amerikanëve atje pas trazirave që shpërthyen në Havana në janar. Gjykata Zyrtare e Hetimit Detar të SHBA-së raportoi se një nga luftanijet e para amerikane dhe e ndërtuar me një kosto prej më shumë se dy milionë dollarë, ishte hedhur në erë nga një minë pa fajësuar asnjë person apo komb në veçanti. Por opinioni publik në Shtetet e Bashkuara fajësoi ushtrinë spanjolle që kishte pushtuar Kubën. Komunikimet e mëvonshme diplomatike dështuan në zgjidhjen e çështjes, duke çuar në fillimin e Luftës Spanjolle-Amerikane në fund të prillit.

Lufta Spanjolle-Amerikane njihet si lufta e parë amerikane e dokumentuar nga kamera filmike. Edison Manufacturing Company, dërgoi kameramanin William Paley në Key West, Florida, i cili filmoi varrimin e viktimave të “Maine” më 27 mars 1898. Në fund prillit dhe në fillim të majit të atij viti ai filmoi, përgatitjet ushtarake për luftën. 

Burimi: Britannica

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here