Sot në histori: Zbulohet Plutoni nga Clyde Tombaugh

Duke përdorur një teleskop 13 inç (33 cm) në Observatorin Lowell në Flagstaff, Arizona, Clyde W. Tombaugh, një amerikan 24-vjeçar pa asnjë trajnim zyrtar në astronomi, zbuloi planetin xhuxh, Plutonin, në këtë ditë në vitin 1930.

Teleskopi i përdorur ishte ndërtuar pikërisht për të zbuluar të ashtëquajturin “Planeti X” – emër hipotetik për planetin e nëntë të sistemit diellor, një ide e hedhur fillimisht nga Percivall Lowell.

11 vite pas vdekjes së Lowell, filloi faza përfundimtare për gjetjen e këtij planeti, ku u punësua një djalosh i ri nga Kansas, tip i “vetë-mësuar” mbi astronominë, i cili kishte durim dhe vëmendje ndaj detajeve.

E marta e 18 shkurt 1930 filloi si një ditë e zakonshme për Tombaugh, por u mbyll me fjalinë “Kam gjetur planetin tuaj X”.

Burimi: Britannica

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here