Avokati Spartak Ngjela, i njohur për fuqinë e argumentit dhe oratorinë e tij, ka postuar sot në profilin në Facebook një reflektim mbi procesin e të menduarit:
”Mendoj, prandaj jam – ka thënë një filozof i madh – René Descartes…
Po mendimi?
Ku ke ndërmend të shkosh me të?
Rrugët janë të shumta
Prandaj qëllimi duhet të jetë vetëm një;
Kur qëllimi mungon, rrugët janë vetëm dëshira;
Dëshirat nuk krijojnë mundësi, por vetëm ëndërra;
Qëllimi zbehet nga dëshirat
Por mendimi i saktë të shpëton;
Atëherë?
Ngrihe sa më lart sistemin e të menduarit!
Se mendimi është sistem.” – shkruan Spartak Ngjela