Kërkesa e lartë për litium sepse industria fokusohet tek makinat elektrike

Tregu i litiumit pritet të katërfishohet në madhësi deri në vitin 2030, në rreth 1.8 milion tonë dhe 130 miliardë dollarë, sipas Statista. Kjo do të thotë se bizneset janë të etura të hidhen në treg ndërsa industria po largohet nga nxjerrja, përpunimi dhe tregtia e naftës dhe qymyrit, të paktën pjesërisht. 

Kjo rritje e madhe e kërkesës është nxitur nga tregu i makinave elektrike (ME). Kina mbetet një nga prodhuesit kryesorë në botë të litiumit, dhe ka rënë dakord të furnizojë Tesla-n me litium për bateritë e saj për pesë vjet duke filluar në dhjetor. 

Kina parashikon që të arrijë në 25% të shitjeve të ME deri në 2025. Parashikimet për tregun e makinave në tërësi pritet të arrijë 35 milion automjete deri në vitin 2025. Në 2020 Kina arriti në 30 milion shitje automjetesh. Në një llogaritje të thjeshtë parashikimi i 25% e shitjeve të makinave elektrike do të krijonte 8.75 milion vetëm në Kinë. Por Kina nuk është e vetmja. SHBA, tregu i dytë më i madh në botë, parashikohet të arrijë 17.7 milion shitje në 2025, pas 17.2 milion shitje në 2018. Në krahasim me Kinën kjo është një rritje shumë më e ngadaltë, por gjithsesi përfaqëson një treg të madh ku 1.4 milionë makina elektrike pritet të shiten në vitin 2025. Në Evropë, shitjet e makinave elektrike parashikohet të tejkalojnë shitjet e ME të SHBA deri në vitin 2025, me 6.3 milion makina elektrike të shitura në 2025. 

Pra, nëse tregjet e ndryshme botërore kanë rritje të kërkesave për makina elektrike është qartësisht një gjë pozitive për tregun e tyre, dhe litiumin si një nënprodukt, sa makina elektrike do të shiten në të vërtetë në 2025? Sipas një raporti nga Frost & Sullivan, i paraqitur nga Economic Times, pritet që tregu i makinave elektrike të ketë 34 milion shitje në 2025 në të gjithë botën. Raporti gjithashtu tregon rritje të shpejtë për të vazhduar, me 121.2 milion makina elektrike të shitura në 2030 dhe 636.7 milion të shitura në 2040.

Çfarë po ndodh atëherë? 

Ka të ngjarë që të shohim një “Revolucion të Baterisë” në të ardhmen e afërt, dhe do të shtohen gjithashtu konceptet e “karikimit në sekondë” që “zgjat me javë të tëra” e cila do të vendosë presion dhe mundësi tregu për kompanitë shkencore dhe start-up(et). 

Nuk ka dyshim që tregu për litium po rritet. Sidoqoftë, shqetësimi nga analistët e tregut qëndron në potencialin për një furnizim dramatik pasi prodhuesit vërshojnë të gjithë për të përfituar nga kjo kërkesë e re. Për këtë, pritet të ketë rritje të ndjeshme deri në vitin 2025 për furnizimin me litium deri në 1.8 milion tonë. 

Kërkesa e tregut – si nga pajisjet celularë ashtu edhe nga automjetet elektrike – në një periudhë afatshkurtër do të jetë e dukshme. Në planin afatgjatë, ideja e karikimit në mënyrë ajrore mund të bëjë që bateritë e mëdha të dalin jashtë përdorimit. Pikëpyetja mbetet a do të jetë e mjaftueshme oferta e litium për kërkesën e lartë në rritje të prodhimit të makinave elektrike. 

Burimi; Yahoo Finance, Seeking Alpha.com

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here