Talentet e xhudos. Medalja e dytë e artë për Kosovën në “Tokio2020” në një kohë të shkurtër.

Ekipi Kosovës sërish kryeson tabelat e Lojërave Olimpike “Tokio2020”. Duket që bashkëatdhetarët tanë janë kampionë të pamposhtur në sportin e xhudos dhe nuk ndalen. Kësaj radhe është 28 vjecarja Nora Gjakova ajo që nderon denjësisht shqiptarët me medalje ari për femra 57 kg, duke mundur francezen Sarah-Léonie Cysique. Ajo e ka vendosur Kosovën në vendin e tetë me 2 medalje ari në total të fituara deri tani.

Të shtunën, Distria Krasniqi fitoi një medalje të artë në xhudo në 48 kg të për femra dhe ishte ajo që vuri standardin e para në Lojrat e 2020.

Kosova shënon medaljen e tretë gjatë debutimeve të saja në Lojrat Olimpike. Të treja medaljet në sportin e xhudos, dhe tëtreja medaljet nga femra.

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here