The Economist shpall Italinë “Shteti i Vitit”

Nën drejtimin e kryeministrit Mario Draghi, Italia është shpallur vendi i vitit 2021 nga The Economist. Gazeta vlerësoi reformat dhe cilësitë e tij drejtuese, por kishte frikë se nëse ai do të bëhet president ai “mund të pasohet nga një kryeministër më pak kompetent”.

Sipas gazetarëve të The Economist, Draghi është një kryeministër i respektuar dhe kompetent dhe qeveria po bën mirë në zbatimin e planit kombëtar të rimëkëmbjes. “Për një herë, një shumicë e gjerë e politikanëve të vendit varrosën mosmarrëveshjet e tyre për të mbështetur një program reformash të plotë që duhet të nënkuptojë që Italia të marrë fondet që i takojnë sipas planit të rimëkëmbjes pas pandemisë së BE-së”, shkruan media.

The Economist nënvizoi gjithashtu rezultatet e shkëlqyera të fushatës së vaksinimit të Italisë. Sipas të dhënave të qeverisë të publikuara të enjten, rreth 47.7 milionë njerëz ose 88.37% e popullsisë së moshës 12 vjeç e lart kanë marrë tashmë të paktën një dozë, me rreth 46 milionë ose 85.17% që kanë përfunduar ciklin e plotë të vaksinimit.

Deri më tani, rreth 13 milionë njerëz ose 63.98% e atyre që kualifikohen për vaksinën përforcuese janw vaksinuar. Numri i personave të vaksinuar gjithashtu pritet të rritet nga e enjtja pasi Italia e vë në dispozicion vaksinën Pfizer/BioNTech për fëmijët e grupmoshës 6-11 vjeç. “Përqindjet e vaksinimit janë ndër më të lartat në Evropë. Pas një viti sfidues 2020, ekonomia e saj po rimëkëmbet më shpejt në krahasim me Francën dhe Gjermaninë”, thuhet në gazetë.

Në fillim të vitit 2022, Dhoma e Deputetëve dhe Senati do të zgjedhin presidentin e ardhshëm dhe Draghi mbetet një opsion i mundshëm.

Burimi: The Economist

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here