Tubim për Florencin në Tiranë.

Një reagim qytetar u zhvillua sot tek Piramida, Kryeministria dhe përpara Ambasadës Franceze në Tiranë për vdekjen e 23-vjecarit Florenc Beqiraj në Francë. Tubim  u zhvillua edhe në Shkodër, prej nga është origjina e Florencit. Organizatorët kërkuan zbardhjen e ngjarjes dhe drejtësi për Florencin. Ata ndezën qirinj pranë Kryeministrisë dhe u drejtuan me marshim drejt Ambasadës Franceze. Thirrja për këtë organizim u bë nga grupimi Nisma Thurje dhe gjeti mbeshtetjen e aktivistëve të tjerë si Erion Kristo, Altin Goxhaj, etj. Në aktivitet morën pjesë qytetarë të paangazhuar ose jo në politikë./mendimi.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here