Pedagogët e universiteteve publike nuk kanë marrë ende pagat e muajit janar. Vonesa ka ndodhur si pasojë e mos-ndërmarrjes në kohë të veprimeve financiare te reja në përputhje me ligjin e ri të arsimit të lartë. Vonesa ka treguar edhe një herë që administrata publike nuk është e përgatitur t’i përshtatet ndryshimeve pa shkaktuar efekte anësore.
Për disa ditë me rradhë, pedagogët e fakulteteve të ndryshme kanë shkuar në bankomate për të tërhequr pagat, por i kanë gjetur bosh llogaritë e tyre. Sqarimet mbi mungesën e pagave kanë qenë informale. Vetëm pas denoncimeve në media mbi këtë problem, ka reaguar sot Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, e cila e ka prekur cështjen në fjalë si pjesë e fjalës së saj në një aktivitet të organizuar nga një universitet privat.
Kujtojmë se akuzat se ligji i ri për arsimin e lartë kishte për qëllim favorizimin e arsimit të lartë privat kanë qenë të shumta dhe të vazhdueshme. /mendimi.al