Vladimir Putin thotë se Kievi “nuk është i përkushtuar seriozisht” për paqen

Vladimir Putin ka akuzuar Ukrainën se nuk po tregon një “angazhim serioz” ndaj paqes, pasi shpërthimet tronditën Kievin herët në mëngjes.

Udhëheqësi rus i tha Charles Michel, presidentit të Këshillit Evropian, se Kievi nuk i kishte përmbushur kërkesat e tij, të cilat mendohet se përfshijnë një angazhim për neutralitet, autonomi për rajonet separatiste të Ukrainës dhe njohjen e Krimesë si pjesë e Rusisë.

Në një deklaratë ruse thuhej: “Vladimir Putin paraqiti vlerësimet e tij parimore për bisedimet në vazhdim midis përfaqësuesve rusë dhe ukrainas për një marrëveshje që do të merrte parasysh kërkesat e mëparshme të Rusisë. Ai theksoi se Kievi nuk po tregon një angazhim serioz për të gjetur zgjidhje të pranueshme reciprokisht“.

Më herët, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kishte thënë se bisedimet e paqes me Moskën “dukeshin më realiste” pasi i ofroi Moskës një degë ulliri duke thënë se Ukraina nuk do të bashkohej me NATO-n.

Dy ndërtesa banimi u dëmtuan dhe dy persona u plagosën në sulmet e reja në kryeqytetin ukrainas, i cili është nën shtetrrethim ndërsa Rusia intensifikon sulmet.

Burimi: The Telegraph

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here