Zvicra miraton “kapsulën vetëvrasëse” me asistim

Zvicra sapo ka legalizuar një mënyrë të re për të vdekur nëpërmjet vetëvrasjes me asistim. Bordi i rishikimit mjekësor të vendit ka autorizuar përdorimin e Sarco Suicide Pod, i cili është një kapsulë portative e ngjashme me arkivolin e printuar 3-D me dritare që mund të transportohen në një vend të qetë për momentet e fundit të jetës së një personi.

Zvicra është i vetmi vend në botë që mundëson vetëvrasjen e asistuar nga laikët, dmth personat që nuk janë mjekë. Të gjitha vendet e tjera që kanë miratuar legjislacionin e ndihmës në vdekje kërkojnë që një mjek të ofrojë këtë ndihmë.

Metodat konvencionale të vetëvrasjes së asistuar në përgjithësi kanë përfshirë një substancë kimike. Shpikësi Philip Nitschke i Exit International është shprehur se ata duan të heqin çdo lloj rishikimi psikiatrik nga procesi dhe të lejohet që individi të kontrollojë vetë metodën e vdekjes. “Qëllimi ynë është të zhvillojmë një sistem shqyrtimi të inteligjencës artificiale për të krijuar kapacitetin mendor të personit. Natyrisht, ka shumë skepticizëm, veçanërisht nga ana e psikiatërve”, tha ai.

Podi mund të aktivizohet nga brenda dhe mund t’i japë personit që synon të vdesë opsione të ndryshme për vendin ku dëshiron të jetë në momentet e tij të fundit.

Për t’u kualifikuar për të përdorur podin, personi që dëshiron të vdesë duhet t’i përgjigjet një sondazhi në internet që ka për qëllim të provojë nëse ai po e merr vendimin me dëshirën e tij. Nëse kalojnë, do t’u thuhet vendndodhja e podit dhe do t’u jepet një kod aksesi.
Pasi të jetë brenda, personi që synon t’i japë fund jetës së tij do të duhet t’u përgjigjet pyetjeve të regjistruara paraprakisht dhe të shtypë një buton që do të fillojë procesin e përmbytjes së brendshme me azot, gjë që do të ulë shpejt nivelin e oksigjenit brenda nga 21 për qind në 1 për qind brenda 30 sekondave.
Ai tha se personi ka të ngjarë të ndihet i çorientuar ose euforik. Nuk ka panik, as mbytje.

Në vitin 2020, rreth 1,300 njerëz vdiqën nga vetëvrasja e asistuar në Zvicër, pothuajse të gjithë duke gëlltitur pentobarbital natriumi të lëngshëm, i cili e fut një pacient në koma të thellë përpara se ta vriste. Vetëvrasja e asistuar është gjithashtu e ligjshme në Holandë, Gjermani, Belgjikë, Luksemburg dhe Kanada.

Sarco Suicide Pod pritet të jetë funksional në vitin 2022.

Burimi: Daily Beast

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here