MEGATEK: Bredhi natyral, zgjedhja e bukur e festave

Muaji i festave ka ardhur dhe atmosfera është ngrohur nga zbukurimet plot shkëlqim dhe meloditë tradicionale. Dhuratat, gatimet, zbukurimet janë temat e muajit. E ndërsa ndalemi tek zbukurimet, bredhi i festave është simboli kryesor.

Ndërsa bota është e shqetësuar për fatin e planetit, ndryshimet klimatike dhe ndikimin negativ që ka ndotja, duket se shoqëria dhe biznesi botëror po lëviz drejt zgjidhjeve alternative, më afër natyrës, drejt emetimeve të ulta dhe zvogëlimit të përdorimit të plastikës.

Bredhi natyral i rritur në plantacione të dedikuara është një nga zgjidhjet më të bukura për lëto festa. Aroma e natyrës hyn në cdo shtëpi dhe sallë feste e në të njëjtën kohë pas përdorimit “natyra kthehet përsëri tek natyra”. I njëjti parim i përdorur për lulet që tregtohen kudo, është përdorur për bredhin natyral të festave.

Si një iniciativë e Megatek nën sloganin “Të mbrojë planetin”, bredhi natyral i festave ka mbërritur në Shqipëri. Në madhësi të ndryshme, ai mund të blihet në hipermarketin Megatek, ose mund të porositet online në faqen e internetit www.megateksa.com.

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here