Sot fillon punimet sesioni i ri i punimeve Parlamenti i Shqipërisë. Edi Rama do të ketë pushtetin e plotë dhe 74 deputetë në sallë. Në opozitë mbetet Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Menjëherë pas humbjes në zgjedhje, LSI u shpreh për opozitë të fortë me pushtetin. Temat opozitare për PD dhe LSI nuk duket të kenë gjetur pikëprerje. Opozita e sotme ende nuk është as e bashkuar në aksion dhe as në sintoni me problematikat që ngre. Mbetet për t’u parë qëndrimi që do të mbajnë për zgjedhjen e Gramoz Ruҫit kryetar të parlamentit.
Ҫfarë i pengon opozitarët të jenë të bashkuar?!/mendimi.al