10 shenja paralajmëruese të qarkullimit të dobët të gjakut që mund t’i keni injoruar

Gjaku që rrjedh nëpër venat tona është si ‘uji i lumenjve’ në trupin tonë, i cili mban imunitetin tonë të fortë dhe të shëndetshëm dhe mundëson pompimin  zemër. Gjaku është jetë dhe pa të, nuk ka jetë.

Por, kur nivelet e tij ulen, disa pjesë mund të vuajnë dhe nuk do të lulëzojnë. Pa rrjedhjen e duhur të gjakut, venat e vogla dhe kapilarët në trup nuk do të marrin furnizimin që iu nevojitet.

Rrjedhimisht, qelizat rreth tij nuk do të marrin lëndët ushqyese dhe oksigjenin e nevojshëm.

Kur nuk trajtohet, qarkullimi i ulët i gjakut mund të dëmtojë trupin. Me këtë në mendje, ne duhet të jemi në gjendje t‘i njohim shenjat në kohë dhe të konsultohemi me mjekun tonë.

Për të njohur më lehtë simptomat, lexoni 10 treguesit më të zakonshëm të rrjedhjes së dobët të gjakut.


Nyje të mpira
Nëse vazhdimisht përballeni me episode të mpirjes në zona të caktuara të trupit, kjo mund të tregojë një problem më serioz me qarkullimin e gjakut.

Plagët shërohen ngadalë

Njerëzit me qarkullim të dobët të gjakut shërohen shumë ngadalë – kjo është për shkak se gjaku është materiali ndërtues i riparimit dhe kur nuk ka mjaftueshëm, lëndimet do të shërohen më ngadalë.

Lëkurë të thatë
Lëkura mund të jetë e thatë, elasticiteti do të zvogëlohet dhe do të keni rrudha më të thella pasi një qarkullim i shëndetshëm i gjakut është thelbësore për një lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim.

Thonj dhe flokë  brishtë

Meqenëse ka mungesë të shpërndarjes së lëndëve ushqyese, flokët dhe thonjtë mund të dobësohen dhe të bëhen të brishtë.

Kjo mund të manifestohet nëpërmjet thonjve që thyhen lehtë ose flokëve që këputen dhe bien shpesh në rast se ka të bëjë me qarkullimin e dobët të gjakut.

Problemet me tretjen

Qarkullimi i dobët i gjakut mund të pengojë aftësinë e trupit për të absorbuar lëndët ushqyese nga ushqimi – ata thjesht do të kalojnë përmes tij pa tretjen e duhur. Rrjedhimisht, do të përjetoni probleme mejashtëqitjen dhe tretjen.

Venat me variçe

Qarkullimi i dobët i gjakut bën që venat nën sipërfaqen e lëkurës të fryhen, të përdreidhen dhe të bëhen më të dukshme.

Këto njihen si venat me variçe dhe ato jo vetëm që duken keq, por gjithashtu shkaktojnë dhimbje dhe kruajtje.

Duart dhe këmbët e ftohta

Me një rrjedhje të dobët gjaku, gjymtyrët tuaja do të vuajnë së pari – ju vazhdimisht do të ndjeni se duart, këmbët, hunda dhe veshët tuaja janë të ftohta për shkak të qarkullimit të ulët të gjakut.

Imunitet më i dobët

Qarkullimi i gjakut është thelbësor për një imunitet të shëndetshëm; kështu, nëse nuk funksionon në mënyrë optimale, lëndët ushqyese që i nevojiten trupit për të luftuar infeksionet dhe inflamacionet mund të mos shpërndahen në mënyrë adekuate dhe në kohë.

Lëkurë e zbardhur

Në rast të qarkullimit të pamjaftueshëm të gjakut, duart dhe këmbët mund të zbardhen – ato duken ngjyrë blu ose vjollcë.

Marramendje

Nëse ndiheni të trullosur gjatë qëndrimit në këmbë, ulur ose shtrirë, gjaku nuk po shkon në tru aq shpejt sa duhet. Kjo mund të jetë rezultat i qarkullimit të dobët të gjakut.
 
Burimi: Best Folk Medicine
Përktheu dhe përshtati: Mendimi.al 
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here