Lulzim Basha si kryetar i Partisë Demokratike dhe drejtues i opozitës ka hyrë në mandatin e tij të dytë. I gjendur përballë presionit të vazhdueshëm të krimit të lidhur me politikën, të financuar dhe të ndikuar prej kapitalit kriminal, Lulzim Bashës i duhet të ndërtojë edhe një alternativë politike që përqafohet nga sa më shumë qytetarë për të qënë gati dhe konkuruese për momentin e një gare të vërtetë. Ky është mjedisi i jashtëm që e vështirëson pozitën e Lulzim Bashës. Nga ana tjetër, dy janë problemet e tjera që bëjnë presion të vazhdueshëm nga brenda trupit politik të opozitës; nevoja për bashkim dhe nevoja për hapje brenda PD-së. Bashkimi dhe hapja do të gjenerojnë më shumë segmente përfaqësuese në PD, më shumë ide dhe kontribute. Sidoqoftë, vetëm bashkimi i partisë, do të jetë i pamjaftueshëm për PD nëse aspiron të jetë forcë udhëheqëse. Hapja është domosdoshmëri; një proҫes që Basha e tentoi në 2014-2015 si zhvillim të natyrshëm me të rinj që hynë në politikë në një parti në opozitë dhe e përsëriti në mënyrë “të dhunshme” në listën e shumëpërfolur të deputetëve në zgjedhjet e 2017-ës.
Lulzim Basha është në mandatin e tij të dytë si kryetar partie dhe veҫ të lartpërmendurave, presioni më i madh ndaj tij në muajt në vijim është presioni kohës./mendimi.al