6 mënyra të provuara për të “hequr qafe” fryrjen nga uji në trup

Mbajtja e ujit në trup, e njohur edhe si edemë, nënkupton depozitimin e lëngjeve të tepërta në indet e trupit dhe manifestohet me ënjtje të duarve, këmbëve, dhe kyçeve. Ky problem shëndetësor ndodh zakonisht tek gratë gjatë menstruacioneve ose shtatzënisë. Rreziku është më i lartë tek njerëzit që bëjnë një mënyrë jetese jo të mirë ose që marrin gjithashtu ilaçe specifike. Megjithëse nuk është domosdoshmërisht një çështje kërcënuese për jetën, ndonjëherë mund të jetë një simptomë e sëmundjes së veshkave dhe dështimit të zemrës.

Shkaqet kryesore të mbajtjes së ujit

Mungesa e magnezit

Ky mineral është thelbësor për çdo funksion trupor dhe kur nivelet e tij janë të ulëta, shumë procese pengohen dhe mundësia për mbajtjen e ujit është më e lartë. Studimet tregojnë se 200 mg magnez në ditë mund të minimizojnë depozitimin e lëngjeve tek gratë gjatë sindromës premenstruale. Sigurohuni që të hani ushqime të bollshme me magnez ose të zgjidhni një shtesë cilësore të magnezit.

Dehidratim

Kur nuk e hidratoni trupin siç duhet, rreziku i dehidratimit rritet. Gjatë dehidratimit, trupi hyn në modalitetin e mbijetesës dhe fillon të kursejë ujë. Për të shmangur këtë, pini më shumë ujë dhe lëngje të freskëta çdo ditë dhe mos e zëvendësoni kurrë ujin me kafe dhe pije të gazuara.

Mungesa e kaliumit

Ky mineral është thelbësor për funksionimin e duhur të indeve, qelizave dhe organeve dhe është përgjegjës për balancimin e niveleve të ujit. Kaliumi mund të varfërohet për shkak të mungesës së ushqimeve të pasura me kalium ose djersitjes së tepërt për shkak të stërvitjes. Simptoma të tjera të kësaj mangësie janë ngërçet, shtimi në peshë dhe spazmat e muskujve. Zgjidhni fruta që janë të pasura me të si bananet, shalqinjtë, mjalti dhe pjepri.

Ushqimi jo i shëndetshëm

Kur hani shumë ushqime të përpunuara, rreziku i mbajtjes është më i lartë sepse ato janë plot me sheqer, natrium dhe aditivë që mund të jenë të dëmshëm për mëlçinë dhe veshkat. Përpiquni të zvogëloni marrjen e tyre ose t’i eliminoni plotësisht dhe zvogëloni mundësinë e edemës në minimum.

Mungesa e vitaminës B6

Kjo vitaminë është e nevojshme për rregullimin e ujit në trup dhe kur nivelet e tij janë të ulëta, mund të ndodhë mbajtja e ujit. B6 ishte më efektive se suplementet e tjera në trajtimin e këtij problemi, sipas studimeve. Ju gjithmonë mund ta rrisni sasinë e saj përmes ushqimeve të mëposhtme: banane, patate, fruta të thata, mish viçi, ton, pulë, gjeldeti, stikat dhe farat e lulediellit.

Marrja e tepërt e natriumit

Ngrënia e ushqimeve që janë të bollshme me kripë të rafinuar dhe hidratimi jo i duhur i trupit mund të kontribuojnë ndjeshëm në edemën. Përveç kripës së tryezës, ka ushqime të tjera të pasura me natrium si mishi i përpunuar, erëzat dhe perimet e konservuara. Shmangni këtë kripë dhe zgjidhni variante më të shëndetshme si kripërat Himalayan dhe Celtic.

Bimët më të mira për reduktimin e edemës

Këto bimë kanë karakteristika të forta diuretike që mund të ndihmojnë shumë në trajtimin e mbajtjes së ujit:

  • Bisht kali
  • Hudhra
  • Hibiskus
  • Majdanoz
  • Luleradhiqe
  • Kopër
  • Hithra
  • Mustaqe misri
Burimi: Bestfokmedicine.com
Përktheu dhe përshtati: Mendimi.al
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here