A duhet larë pula përpara gatimit apo jo?

Disa thonë se pula e pagatuar duhet larë me ujë, të tjerë e kundërshtojnë këtë ide me argumentin se nxehtësi a sobës vret çdo bakter që gjendet tek pula e gjallë. Mbetet ende e paqartë nëse pula duhet larë apo jo përpara se ajo të gatuhet. Kush ka të drejtë?

Çdo vit CDC, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Semundjeve në ShBA jep orjentime për gatimet në shtëpi dhe si të gatuajmë pulën pa u helmuar.

“Larja mund të shpërndajë mikrobe në kuzhinë, në pjata, tenxhere, sallata etj. Përmes piklave gjatë larjes mund të infektohen edhe gjëra të tjera”. Artikulli i CDC që sqaron këtë çështje thotë se pas larjes së pulës duart duhet të lahen shumë mirë dhe thika me të cilën kemi prerë pjesë të pulës së gjallë nuk duhet të përdoret për prerje të tjera pa u larë mirë.

Sipas një institucioni tjetër përgjegjës në ShBA, Shërbimit të Inspektimit dhe Sigurisë Ushqimore, USDA, gatimi me temperaturë të lartë i pulës do të vrasë çdo bakter. Pra, theksi tek moslarja vihet për shkak të rrezikut të përhapjes së kontaminimit nga pula tek pjesë të tjera në kuzhinë apo ushqime të tjera aty pranë. Salmonela është një nga kontaminimet më të shpeshta. Larja nuk i largon bakteret. Ato vriten vetëm gjatë gatimit me temperaturë të lartë.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here