Aktori Alec Baldwin vret aksidentalisht në skenë

Ndërsa përdorte një armë, aktori Alec Baldwin qëlloi ekuipazhin e filmit të tij të ardhshëm, sipas policisë së New Mexico.

Baldwin, 63 vjeç, po filmonte Rust pranë Santa Fe, kur shtiu me një armë që përdoret për xhirime dhe plagosi kështu shkrimtarin-regjisor Joel Souza, 48 vjeç dhe drejtoren e fotografisë Halyna Hutchins, 42 vjeç, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Santa Fe.

Hutchins u transportua me helikopter në Spitalin e Universitetit të New Mexico, ku më vonë ajo vdiq.

Një zëdhënës i Baldwin i tha agjencisë së lajmeve AP se incidenti ndodhi për shkak të mosfunksionimit të armës.

Policia është ende duke hetuar incidentin dhe nuk është ngritur asnjë akuzë.

Aksidentet me armë zjarri vrasin njerëz në setin e filmave herë pas here, shkruan Associated Press. Në mënyrë famëkeqe, Brandon Lee, djali 28-vjeçar i Bruce Lee, vdiq në xhirime në vitin 1993, pasi u godit me një armë zjarri të kalibrit 44, ndërsa filmonte një skenë vdekjeje në filmin The Croë. Arma duhet të ishte e mbushur me fishekë bosh. Aktori Jon-Erik Hexum vdiq në mënyrë të ngjashme në 1984 gjatë xhirimit të serisë televizive Cover Up. Ai po pretendonte të luante ruletë ruse me një armë që supozohej të ishte e mbushur me fishekë bosh. Të dyja vdekjet janë deklaruar aksidente.

Burimi: AP

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here