Ambasada e SHBA-së në Rusi u bën thirrje qytetarëve “të largohen menjëherë nga vendi”

Njerëzit me shtetësi të dyfishtë ruse-amerikane mund të mobilizohen për luftë në Ukrainë, paralajmëron misioni

Ambasada amerikane në Rusi u bëri thirrje qytetarëve të saj të mërkurën që të përmbahen nga udhëtimi në Rusi dhe ata që janë tashmë në vend, të largohen menjëherë.

Në një alarm sigurie të publikuar në faqen e saj të internetit, misioni amerikan tha se Moska mund të thërrasë njerëzit që kanë shtetësi të dyfishtë ruse-amerikane për shërbimin ushtarak.

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm ushtarak, duke thirrur deri në 300,000 rezervistë për t’u vendosur në Ukrainë, ku Moska filloi një “operacion special ushtarak” në shkurt.

Ambasada tha se opsionet e fluturimit janë jashtëzakonisht të kufizuara aktualisht, por rrugët tokësore me makinë dhe autobus janë ende të hapura.

Nëse dëshironi të largoheni nga Rusia, duhet të bëni marrëveshje të pavarura sa më shpejt të jetë e mundur. Ambasada e SHBA ka kufizime të rënda në aftësinë e saj për të ndihmuar qytetarët amerikanë dhe kushtet, duke përfshirë opsionet e transportit, mund të bëhen papritmas edhe më të kufizuara. Qytetarët amerikanë nuk duhet të të udhëtojnë në Rusi dhe ata që banojnë ose udhëtojnë në Rusi duhet të largohen menjëherë nga Rusia, ndërkohë që mbeten mundësi të kufizuara të udhëtimit komercial“, tha ambasada.

Burimi: AA News
Përktheu dhe përshtati: Mendimi.al
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here