Bëhuni më të mirë në mbajtjen e përgjegjësive

Le ta pranojmë: të gjithëve na mungon motivimi ndonjëherë. Për ta mbajtur veten të përqendruar tek qëllimet mund t’ju ndihmojë fakti që të mbani më shumë përgjegjësi. Në këtë mënyrë, ju nuk keni pse vareni vetëm nga vullneti.

Gjeni më poshtë disa taktika që mund t’ju ndihmojnë.

Së pari, mbani pranë vetes një mik të përgjegjshëm. Tregojuni atyre se cili është qëllimi juaj, duke qenë specifik për atë që shpresoni të arrini, më pas kërkojuni që të kontaktojnë në mënyrë periodike me ju. Duke e ditur se ata po gjurmojnë progresin tuaj, kjo do t’ju motivojë akoma më shumë për të përmirësuar veten. Mund të gjeni edhe një grup njerëzish me të njëjtin mendim apo që ndajnë qëllime të ngjashme me ju dhe angazhohen që të mbështesni njëri – tjetrin.

Kërkimet tregojnë se puna me të tjerët drejt qëllimeve tuaja rrit ndjeshëm interesin, fleksibilitetin dhe gjasat për sukses. Nëse jeni ende duke luftuar për të përparuar, merrni parasysh edhe ndryshimin e mjedisit tuaj. Kjo mund të nënkuptojë të punoni në një vendndodhje të re ose të alternoni mënyrën se si punoni (psh duke lënë telefonin në një dhomë tjetër). Mos u ankoni vetëm për mungesën tuaj të progresit, por filloni të ndryshoni rrethanat.

Burimi: Harvard Business Review 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here