Zoti Johnson ka folur me Sir Graham Brady, kryetarin e Komitetit të deputetëve konservatorë, dhe ka rënë dakord të largohet, tha një burim i 10 Downing Street.
Një udhëheqës i ri konservator pritet të zërë vendin në konferencën e Partisë Konservatore në tetor, dhe zoti Johnson që pritet të shërbejë si kryeministër i përkohshëm deri atëherë.
Vendimi për dorëheqje vjen pasi më shumë se 50 deputetë konservatorë u larguan nga qeveria në një periudhë prej më pak se 48 orësh.
Johnson fillimisht ishte zotuar se do të luftonte, pavarësisht thirrjeve në rritje që ai të jepte dorëheqjen dhe një vale të vazhdueshme dorëheqjesh.
Vendimi do të lërë një vakum pushteti në krye të Partisë Konservatore, me pretendentët e udhëheqjes që tani pritet të fillojnë të deklarojnë kandidaturën e tyre në ditët në vijim.