Kryebashkiaku i natës, Briken Fejzullai, njihet për reagimet e tij të shumta.
Ja çfarë ka thënë së fundmi troç ashtu siç di vetëm Brikja.
Nga Facebook i Briken Fejzullai:
”Mirë se vini në ÇiqitëmënLand!
Aty ku ka më shumë, universitete
Sesa fshatra marrë, bashkë me qytete.
Ku biri fshatarit, shet tokat e t’atit
Pastaj prish gjithë lekët dhe i qahet fatit.
Ku ai që udhëheq, sillet si një mbret
I harron premtimet, veç shan e bërtet.
Aty ku mbjellin pemë, vetëm për t’bërë foton
Dhe shembin Teatrin, si barbarët, notën.
Ku deputeti e nis, me kostum teritali
E pastaj “ia myt” me Gucci & Cavalli.
Ku deputeja e rradhës, ngjit shpejt e shpejt shkallët
Bëhet milionere, se ka hapur shalët.
Ku kush punon fort, ngjan si një idiot
Dhe kur ia del mbanë, shihet gjith’ inot.
Ku grabiten toka, bashkë me miliona
Ku sa më shum’ robsh t’jesh, aq më shum’ je “nona”.
Aty ku polici, shalon n’dru fukarain
Ndërsa me të “fortin”, bën fiks budallain.
Ku shëndetësia falas, ka dalë pakëz huq
Në vend të ilaçeve, t’kuron me buzëkuq.
Aty ku çdo gjë, e kanë zënë zuzarët
Përçudnojnë ktë vend, që na lanë të parët.
As drejtësi as dreq, nuk i lanë për be’
Një jetë na çajnë trapin: “Do hyjmë në BE”.
Por do vijë një ditë, n’ÇiqitëmënLand
Ku dielli do shndrrisë, kudo në çdo vend
E juve prej diellit, veç hijet do ju mbesin
Pasunar të varfër, që mendojnë se s’vdesin.
Njerëz mediokër, që për trashëgimi
Do u lënë të bijve, veç emrin e zi!
Dhe do vijë një ditë, gjithmonë ajo vjen
Kur vagoni i vogël, shndërrohet në tren
Dhe do marri vrull, do marri shpejtësi
Do ju vijë pas qafe, robt për me ja u q*!
BF”