Cameron Diaz sugjeron dhoma të ndara gjumi në martesë

Në një episod të fundit të podcast-it Lipstick On The Rim, Cameron Diaz ndezi një bisedë për hapësirën personale në marrëdhënie duke mbrojtur idenë për normalizimin e dhomave të veçanta të gjumit për çifte. Aktorja shprehu mendimin e saj për këtë temë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së rehatisë individuale brenda një martese.

Gjatë podcast-it, Diaz diskutoi sinqerisht sfidat e ndarjes së një shtrati me një partner, veçanërisht në situatat kur një person gërhet. Ajo propozoi një zgjidhje praktike për këtë çështje të zakonshme: “Ne duhet të normalizojmë dhomat e gjumit të ndara,” pohoi ajo.

Ndërsa drejtuesit e Lipstick On The Rim shprehën habinë për këndvështrimin e Diazit, ajo sqaroi se nuk ndihet kështu për të ndarë shtratin me bashkëshortin e saj, Benji Madden. Megjithatë, ajo i qëndroi komenteve të saj, duke pranuar se këto mendime i kishte shprehur para se të martohej.

Diaz dhe Madden, të cilët u martuan në janar 2015, kanë një vajzë të quajtur Raddix Madden, e lindur në vitin 2019.

Ndoshta unë jam e prapambetur, por mendoj se koncepti i martesës lidhet pikërisht me ndarjen e shtratit me personin që dua. Në të kundërt, rrimë përjetësisht të lidhur dhe jetojmë në shtëpi të ndara.

Përveç faktit që këto ide janë vetëm për persona të pasur si puna e aktorëve dhe biznesmenëve, se ne në Shqipëri dhe me kredi nuk blejmë dot një shtëpi 1+1, sërish nuk më bën sens të jetoj në një çati me partnerin, por të flejmë në dhoma të ndara.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here