Revolta e studentëve është nesër në ditën e saj të 13. Studentët kanë dëshmuar sens mbresëlënës lidershipi. Ata kanë qenë të koordinuar në komunikim, kanë ngritur problemet e tyre duke mos u lëkundur asnjë çast për kauzën.
Me kërkesa aq bazike për sistemin arsimor ishte e pamendueshme që protesta të kërkojë kaq shumë kohë për të kaluar në stadin e zgjidhjes.
Një protestë studentore e cila ka në thelb kërkesa për kushte më të mira, për kosto më të arsyeshme, për më shumë integritet të pedagogëve, është një protestë jopolitike, sepse kërkesat janë aq bazike sa nuk klasifikohen si politike. Ndërsa zgjidhja e këtyre problemeve që ngrihen, ajo po është politike sepse përfshin institucione dhe njerëz politikë veç atyre akademikë.
Nesër është dita e 13-të e protestës, dhe zgjidhja politike nuk ka ardhur. Ka mundësi që protesta e studentëve ta ketë futur në ngërç politikën e cila duket të jetë e prapambetur dhe e paaftë përballë studentëve të shekullit 21. /mendimi.al