Çfarë përfitimesh marrim nga këto perime dhe fruta gjatë dimrit sipas dietologut

Pazari ushqimor sipas stinës jo vetëm që ju kursen para, por gjithashtu do të thotë që produkti që blini do të ketë një shije më të shijshme dhe ushqyese. Kjo është një parrullë e njohur nga nënat e gjyshet tona, por jo vetëm. Ja se çfarë thonë dietologët.

Nëse keni blerë ndonjëherë një pjepër apo shalqi në mes të dimrit, padyshim që keni vënë re ndryshimin në shije dhe çmim në krahasim me homologun e tij të verës.

Kjo për shkak se ushqimi sezonal është më i freskët, më pak i kushtueshëm dhe i mbushur me më shumë shije dhe lëndë ushqyese se sa frutat dhe perimet e konsumuara jashtë sezonit. Plus, mbushja e pjatës tuaj me prodhime të sezonit është më e mirë për mjedisin, sepse ato nuk kanë nevojë të transportohen në distanca të gjata, që do të thotë gjithashtu se do të mbështesni edhe ekonomitë lokale dhe fermerët.

Për fat të mirë, Nëna Natyrë nuk bën pushim dimëror kur bëhet fjalë për prodhimin e produkteve të shijshme. Këtu janë 20 fruta dhe perime që mblidhen gjatë muajve të ftohtë. Mbani mend për herën tjetër që do të vizitoni dyqanin tuaj ushqimor ose tregun e fermerëve.

  1. Panxhari

Panxhari është perime rrënjë me një nuancë karakteristike të kuqe rubin dhe cilësohet si zarzavat me gjethe të ngrënshme.

Ato ofrojnë një mori të tërë lëndësh ushqyese si:

Kaliumi, një mineral që ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut.

Mangani, një mineral i nevojshëm për prodhimin e kolagjenit, i cili mbështet lëkurën dhe kyçet e shëndetshme.

Vitaminat B, si folati, të cilat sigurojnë energji. Studimet kanë vërtetuar një lidhje gjithashtu të mungesës së folateve me depresionin.

  1. Brokoli

Kjo jeshile krokante është një anëtar i familjes së perimeve kryqëzuese. Një studim i vitit 2021 i botuar në British Journal of Nutrition vlerësoi 684 gra të moshuara dhe zbuloi se ato që hanin më shumë brokoli kishin sasi më të ulëta të grumbullimit të kalciumit në arteriet e tyre. Depozitat minerale të kalciumit mund të çojnë në forcimin e arterieve dhe janë të lidhura me një rrezik më të lartë të shtrimit në spital dhe vdekjeve të lidhura me sëmundjet e zemrës. Plus, brokoli përmban fibra dhe vitaminë K, e cila mbështet shëndetin e kockave.

  1. Lakrat e Brukselit

Lakrat e Brukselit, të cilat janë kushërinj të brokolit, i ngjajnë lakrave të vogla. Ato kanë fuqi antioksidante. Antioksidantët janë molekula që luftojnë dëmtimin e qelizave, gjë që zvogëlon rrezikun e sëmundjeve si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe Alzheimer.

  1. Kungulleshkat e dimrit

Është mjaft ushqyes: Një filxhan me kunguj me gjalpë të pjekur në kubikë ofron 6 gram fibra dhe 126% të vlerës ditore të vitaminës A, një lëndë ushqyese e rëndësishme për ruajtjen e shikimit dhe shëndetin e syve.

  1. Lakra e kuqe

Kjo perime krucifere i shton shumë shije vakteve pa shumë kalori. Në fakt, 1 filxhan lakër të grirë ka vetëm 18 kalori dhe 4 gram karbohidrate, dy prej të cilave janë fibra. Fibrat janë të shkëlqyera për rregullimin e sheqerit në gjak dhe për të ndihmuar në menaxhimin e peshës.

  1. Karrotat

Karotat janë të mbushura me beta-karoten, të cilën trupi juaj e konverton në vitaminë A. Ky lëndë ushqyese kryesore mbështet funksionin e imunitetit dhe shëndetin e kockave, dhe vepron si një antioksidant për të mbrojtur qelizat nga dëmtimi që çon në sëmundje.

  1. Lulelakra

Ndërkohë që vitamina C shpesh lidhet me frutat e agrumeve si portokallet dhe limonët, ajo mund të gjendet edhe në lulelakrat e bardha; një filxhan lulelakër siguron mbi 50% të vlerës ditore për këtë lëndë ushqyese që mbështet imunitetin. Është gjithashtu një zgjedhje e mirë për ata që ruajnë peshën e tyre ose marrjen e karbohidrateve, pasi një filxhan ka vetëm 25 kalori dhe 3 gram karbohidrate neto.

  1. Selino

Celeriac duket sikur ka mbirë në një planet alien. Edhe pse duket frikësuese, në fakt është shumë e lehtë për t’u përgatitur dhe shijuar. Kjo rrënjë bulboze ka një shije delikate, dhe strukturë niseshteje të ngjashme me një patate. Është gjithashtu e pasur me lëndë ushqyese si:

Vitamina C, e cila ndër përfitimet e saj të shumta ndihmon trupin të përthithë hekurin.

Vitamina K ndihmon në shërimin e plagëve.

Vitaminat B, si B6 dhe riboflavina, që ju ndihmojnë në metabolizmin dhe kthimin e ushqimit në energji.

  1. Kerimo

Kur hapni këtë frut jeshil në formë zemre, do të shihni se brenda ka një të bardhë kremoze të njollosur me fara të zeza. Është ndryshe nga çdo frut që keni shijuar ndonjëherë, dhe mund të përshkruhet vetëm si një përzierje banane, vanilje, mangos, papajas, ananasit dhe kokosit – pak a shumë një smoothie tropikale në një frut të veçantë. Plus, ofron 30% të vlerës ditore për vitaminën C dhe mbi 25% të marrjes suaj të rekomanduar të fibrave me 7 gram për racion.

  1. Labotat dhe lëpjetat

Zarzavatet me gjethe labotat apo lëpjetat janë të pasura me lëndë ushqyese si vitaminat K, A dhe C. Plus, ato kanë vetëm 11 kalori për filxhan dhe më pak se 1 gram karbohidrate neto. Ato janë gjithashtu një perime e rëndësishme për shëndetin e zemrës: Një studim i vitit 2021 i botuar në Gazetën Evropiane të Epidemiologjisë ndoqi 50,000 njerëz për 23 vjet dhe zbuloi se ata që konsumonin perime të pasura me nitrate, duke përfshirë zarzavate me gjethe jeshile, kishin një rrezik 12% deri në 26% më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe presionit të ulët të gjakut.

  1. Boronica e kuqe

Këto boronica të mrekullueshme, të ngjashme me xhevahirët, zakonisht ofrohen të freskëta nga shtatori deri në janar, duke siguruar lëndë ushqyese kryesore si vitamina C dhe fibra gjatë një pjese të dimrit. Një përmbledhje e vitit 2020 e publikuar në Clinical Nutrition zbuloi se konsumi i boronicës së kuqe mund t’i ndihmojë njerëzit të mbajnë një presion të shëndetshëm të gjakut dhe një indeks të masës trupore (BMI), ndërkohë që përmirëson shëndetin kardiovaskular.

  1. Finoku

Shumë njerëz e anashkalojnë finokun pasi nuk janë të sigurt se si ta gatuajnë atë, por zhardhoku ka një aromë delikate dhe pak të ëmbël, parfumore që i jep shkëlqim pjatave. Një filxhan me feta të papërpunuara përmban vetëm 27 kalori, me gati 3 gram fibra, si dhe vitaminë C dhe kalium.

  1. Hudhra

Hudhra mund të rritet gjatë gjithë vitit në disa klima, por në zonat më të ftohta mbillet në vjeshtë dhe korret në dimër. Kjo perime është përdorur gjerësisht për mijëra vjet si erëz dhe si ushqim medicinal. Sot, kërkimet moderne, duke përfshirë një rishikim të vitit 2020, kanë zbuluar se hudhra mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e një numri infeksionesh virale te njerëzit, duke përfshirë ftohjen e zakonshme dhe gripin.

  1. Qitro

Jo vetëm që shija e thartë dhe pak e hidhur e qitros e bën atë të dallohet nga frutat e tjera, por është edhe me më pak kalori. Gjysma e këtij fruti agrumesh ka vetëm 45 kalori, ndërsa përmban rreth 50% të marrjes suaj të rekomanduar ditore të vitaminës C.

  1. Kohlrabi

Ashtu si selino, pamja e kohlrabit mund t’ju habisë. Por shija dhe struktura e tij janë të ngjashme me brokolin dhe lakrën – pak më e ëmbël dhe pak djegëse. Kohlrabi ka vetëm 35 kalori dhe 4 gram karbohidrate neto për filxhan. Plus, ai siguron sasi bujare të vitaminës C dhe kaliumit.

  1. Kumkuat

Këto agrume me madhësi e një kokër rrushi përmbajnë një sasi mbresëlënëse prej 12 gramësh fibra për filxhan. Kjo është mbi 40% e marrjes së rekomanduar ditore. E njëjta sasi e porcionit ka po aq vitaminë C sa një portokall dhe është e pasur me flavonoidë – komponime bimore që kontribuojnë në një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

  1. Rrënja e majdanozit

Kjo perime me rrënjë të zbehtë lidhet me të afërmin e saj më shumëngjyrësh, karrotat. Megjithatë, rrënja e majdanozit kanë një aromë më të ëmbël se karrotat, si dhe një nuancë erëze. Ato gjithashtu furnizojnë një gamë të gjerë të lëndëve ushqyese duke përfshirë vitaminën C, folatin, kaliumin dhe magnezin.

  1. Dardha

Ato janë të bukura, të mbushura dhe në një farë mënyre duken dekadente edhe pse janë tepër të mira për ju. Në fakt, një përmbledhje e vitit 2019 e publikuar në Current Developments in Nutrition zbuloi se dardhat (përveç mollëve) ulin rrezikun e diabetit të tipit 2.

  1. Hurma

Hurmat janë një nga frutat më të konsumuara për shqiptarët gjatë gjithë sezonit të dimrit. Një hurmë e plotë siguron 6 gram fibra së bashku me vitaminë C dhe mangan.

  1. Shegët

Një nga frutat më festive të dimrit, shegët po shpërthejnë me antioksidantë. Plus, kërkimet në zhvillim kanë zbuluar se farat e ngrënshme të frutave ofrojnë përfitime anti-inflamatore. Kjo do të thotë se ato mund të kontribuojnë në parandalimin e disa sëmundjeve.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here