Çmimet e naftës në Lindjen e Mesme rriten ndërsa kërkesa globale rigjenerohet

Pas valës së tretë të pandemisë COVID-19, Evropa dhe Amerika e Veriut tani po drejtojnë rimëkëmbjen e kërkesës në tregun e naftës. Në fakt, kërkesa ka tejkaluar ofertën dhe çmimet e naftës po arrijnë mbi 70 dollarë për fuçi. Kërkesa e tregut aziatik, me një vonesë kohore prej 2-3 muajsh, duhet të rimëkëmbet deri në mes të verës, duke shtuar një tjetër shtysë shumë të nevojshme në rimëkëmbjen globale. 

Duke befasuar tregun me shkallën e rritjes së çmimeve të tij, kompania Saudi Aramco, eksportuesi kryesor i naftës së Arabisë Saudite ka rritur çmimet zyrtare të shitjes për gushtin të të gjitha lëndëve djegëse të papërpunuara që shet në Azi (kryesisht Kinë), tha të martën prodhuesi shtetëror i naftës Aramco. Arab Super Light pati rritjen më të lartë në Qershor 2021, duke kaluar në një çmim prej 2.85 dollarë për fuçi mbi mesataren e Omanit/Dubait, më e larta këtë vit. Arab Extra Light u rrit me 40 cent për fuçi, në një çmim prej 1.90 dollarë për fuçi në Oman/Dubai. 

Tregjet e shitjes së naftës dhe të gjitha lëndëve djegëse të papërpunuara në Lindjen e Mesme, dëshmuan rritje të çmimeve zyrtare të tyre gjatë muajve Maj-Qershor. Kompanitë e Arabisë Saudite, ato të Dubait dhe Oman, po konkurrojnë tregun aziatik, europian dhe atë amerikan mes tyre. 

Me rihapjen e ekonomisë globale dhe nismat e saj për rimëkëmbje të shpejtë, ka çuar në rritjen e kërkesës së tregut për eksport. Kështu, liderët e industrisë së naftës po luftojnë më çmimet në tregjet ndërkombëtare. Vihet re një ndryshim i ndjeshëm i rritjes në Qershor me 10-15 cent për fuçi raporton Oilprice.com

Marketeri shtetëror iraken i naftës SOMO ndoqi gjurmët e Aramco dhe rriti çmimin zyrtar të shitjes për korrikun për tregun e Azisë me 15-20 cent për fuçi. Çmimet zyrtare evropiane dëshmuan rritje çdo muaj nga 15-40 cent për fuçi. Një nga tendencat më të veçanta në lidhje me çmimet irakene është ringjallja e eksporteve të konsiderueshme amerikane – Qershori shënoi arritjet më të larta mujore të Irakut që nga maji i vitit 2020, me 220 mijë fuçi në ditë. Shumica e këtyre fuçive u ngarkuan në maj; në atë moment, pikët irakiane në bursë, veçanërisht Basrah Heavy, doli si një variant i qëndrueshëm, pas tre muajve rresht të uljeve të çmimeve të lidhura me SH.B.A.

Eksportet e naftës irakene për SHBA mbeten akoma konkurruese në krahasim më tregun e Azisë. Edhe pse destinacioni SHBA nuk është përfundimtar, SOMO dhe Basrah Heavy vazhdojnë të plotësojnë kërkesat e tregut amerikan me furnizimet e tyre dhe duke patur çmime më të ulëta për ta. 

Një trend tjetër i rëndësishëm që po ndodh në Irak ka qenë nxitja graduale e modernizimit e rafinerisë së Bagdadit, me rafinerinë 140 mijë fuci në ditë, Daura që lançon një njësi të re të reformimit të vazhdueshëm katalitik që do të rrisë prodhimin e benzinës brenda sektorit të brendshëm. Kjo ka çuar që dhe Barsah Heavy të ndërmarrë reforma për të rritur cilësinë e rafinerisë së tij deri në 2024. 

Rafineritë iraniane, tashmë kanë shumë sanksione nga tregu blërës europian, dhe si rrjedhojë ka mangësi në shitje në Europë dhe Amerikë, pas bisedimeve bërthamore të Vienës. Por Irani i ktheu sytë nga India. Disa kompani indiane treguan tashmë gatishmërinë e tyre për të blerë naftën iraniane, duke theksuar se para vitit 2018 kushtet e kreditit dhe transportit të mallrave të ofruara nga NIOC (National Iranian Oil Company) (d.m.th. afatet e shtyra të pagesës dhe privilegji i flotës së tankeve të vetë NIOC) shpesh provuan të ishin më të favorshëm se sa variante të tjera të Lindjes së Mesme. 

Ndërkohë, kompania kombëtare iraniane e naftës vendosi çmimet e saj zyrtare të shitjes në fillim të korrikut 2021 me një qëllim të qartë të blerësve – dhe e rriti çmimin për tregun e Azisë me 10 cent për fuçi (në një premium $ 1.6 për fuçi mbi Omanin/Dubai). 

Çfarë po ndodh me marrëveshjet e OPEC+

Pas pandemisë vihet re të këtë jetë ekonomike. Ndërsa koronavirusi i ri nuk është mundur ende, kërkesa për naftë është rritur ndjeshëm në dy muajt e fundit. Sipas IEA (Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë), deri në fund të vitit 2022 kërkesa mund të kthehet në nivelet para-Covid. Rritja e çmimeve po shkakton shqetësime të lehta në Moskë, e cila ka frikë se rritja ekonomike globale mund të ngadalësohet. Ndërsa shumë paqartësi mbeten për ecurinë e marrëveshjes OPEC+, burimet treguan që Rusia kërkoi rritjen e prodhimit gjatë takimit të OPEC + që u bë në fillim të javës. Në fillim të pandemisë në Prill 2021, OPEC + ra dakord për shkurtime historike të prodhimit prej 10 mbpd (mijë fuçi në ditë), që është afërsisht 10 përqind e kërkesës para-Covid. Karteli i naftës ka rritur gradualisht prodhimin me 2.5 mbpd deri në korrik për të përmbushur rimëkëmbjen ekonomike globale. Sidoqoftë, ekziston ende një kapacitet rezervë prej 5.8 mbpd ndërsa rezervat e tregut janë 3 MBPD.

Prandaj, Rusia po përpiqet të shtyjë OPEC + për të rritur prodhimin edhe më tej ndërsa çmimi i naftës vazhdon të rritet. Moska motivohet nga dy argumente. Së pari, ekziston një farë frike se prodhuesit me kosto të lartë mund të stimulohen për të rritur prodhimin, siç janë kompanitë e Amerikës së Veriut. Së dyti, jo të gjitha kompanitë ruse të energjisë janë mbështetëse të bashkëpunimit të vazhdueshëm të Ministrisë Ruse të Energjisë me OPEC. Ndërsa çmimet po rriten, kompanitë ruse të energjisë po bëhen gjithnjë e më të gatshme për të ndaluar prodhimin. OPEC + ka patur disa diskutime të vështira në ditët e fillimit të kësaj jave, pasi rreziqet mbeten për rritjen e kërkesës globale. Pritet që Rusia të rrisë presionin mbi Arabinë Saudite pasi që të dy kanë tejkaluar çmimet e tyre. Ndërkohë në një komunikatë të Reuters, Arabia Saudite refuzoi kërkesat nga Emiratet e Bashkuara Arabe për të rritur prodhimin e saj nën marrëveshjen e ndërprerjes së furnizimit të grupit, e cila kishte ndaluar furnizimin për më shumë se një vit. 

Grupi po ruan prodhimin e gati 6 milion fuçi në ditë (bpd) nga shkurtimet e prodhimit dhe pritej të shtonte furnizimin, por negociatat e takimeve prej tre ditësh dështuan për të mbyllur ndarjet midis Sauditëve dhe Emiratëve. Rusia po përpiqet të ndërmjetësojë midis Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje për të rritur prodhimin e naftës, thanë të mërkurën tre burime të OPEC+. 

Shqetësimet mbi pandeminë gjithashtu rënduan çmimet në tregun me Japoninë, si përdoruesi i katërt më i madh i naftës në botë, i vendosur për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për zonën e Tokios dhe Korenë e Jugut duke raportuar rastet e tij më të larta ndonjëherë COVID-19 raporton Reuters. 

Burimi: Reuters, Oilprice.com

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here