Daljet mediatike; Cili ishte më origjinal?

Ditët e fundit të vitit, media u mbush me daljet televizive të personazheve të politikës. Java e fundit e dhjetorit ishte shumë dinamike për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shfaq në të gjitha programet me audiencë të lartë.

Emocionuese ishte shfaqja e kryeministrit Rama në një rubrikë tek “E diela shqiptare”, në rolin e babagjyshit ku shpërndau dhurata për disa fëmijë rom, pjesë e një historie rrënqethëse.

Presidenti Ilir Meta u shfaq sportiv dhe me humor në programin “Xing me Ermalin” ku këndoi për publikun një urim me cifteli.

Lideri i opozitës dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Demokratike pati dalje më politike se personazhët e tjerë të përshkruara më lart. Ai u shfaq në një intervistë me gazetarin Sokol Balla në Top Channel, në emisionin “Top Story”, por mesazhi më i spikatur i tij ishte të hënën e Krishtlindjeve kur ai u shfaq në një foto në Facebook me të bijën Viktorian të cilws i kishte rënë dhëmbi i parë dhe bënte shaka me babain. Cili nga të katërt, ishte më origjinal? /mendimi.al

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here